Hoti: Dialogu me Serbinë do rifillojë së shpejti!

0

“S’kemi zgjidhje tjetër veç dialogut me Serbinë”/ Hoti: Takimi së shpejti, do prezantojmë qëndrimet tona

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas kthimit nga vizita zyrtare në Bruksel deklaroi se së shpejti do të ketë një takim me Serbinë zyrtare.

Hoti tha se “Për shkak të zhvillimeve të fundit kemi shtyrë vizitën në Uashington. Kemi rënë dakord bashkë me të dërguarin special të SHBA, Grenell për shtyrjen e takimit. Axhendën për këtë samit do ta kemi së shpejti”.

Kryeministri tha gjithashtu se “Nuk kemi zgjidhje tjetër veç dialogut me Serbinë. Në dialog do prezantojmë qëndrimet tona. Se kush flet në emër të Kosovës nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh Hoti.

Në lidhje me bisedimet që ai pati në Bruksel me krerët e BE-së, Avdulla Hati tha se

“Ka një mirëkuptim nga Komisioni Europain që i kemi plotësuar kushtet për vizat. Janë dy-tre vende që janë ende skeptike për këtë çështje, por nuk mund të jap datë”.

“Kemi pasë takime me liderët e lartë e institucioneve evropiane, duke filluar nga presidenti i Këshillit të Evropës dhe deri tek presidentja e Komisionit Evropian”.

“Temat që kemi diskutuar në këto takime ka qenë tema me interes për shtetin e Kosovës vizat, kemi marrë mirëkuptim nga Komisioni dhe Parlamenti Evropian për nevojën që kanë kosovarët të lëvizin lirshëm sa më parë”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.