Hidhet shorti i Europa League, ekipet shqiptare pa fat…

0

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës nuk u ka buzëqeshur ekipeve shqiptare. Goglat kanë vendosur përballë rivalë shumë të fortë në turin e dytë të Europa League mbi të gjitha Kukësin dhe Teutën. Verilindorët dhe bregdetarët do të përballen me ekipe nga kampionatet elitare në Europë si Bundesliga dhe La Liga.

Kukësi i Skënder Gegës do të përballet me gjermanët e Woolfsburg me ndeshjen që do të luhet në “Air Albania” me tek takim. Teuta ka “peshkuar” në La Liga rivalin e turit të dytë. Djemtë e detit do të përballen me ekipin spanjoll të Granadas ku ndeshja do të luhet në Durrës por rivali është i fortë megjithëse pa eksperiencë në Kupat e Europës.

Rival disi më i lehtë për Laçin që rrezikonte edhe Tottenhamin.  Kurbinasit e Cungut do të përballen me izraelitët e Hapoel Ber Sheva që mbetet një skuadër e fortë. Nëse nuk u ka buzëqeshur me ekipet rivale shorti ka lënë të kënaqura skuadrat shqiptare pasi të treja ndeshjet do t’i luajnë në shtëpi, pra në fushën e tyre.

Të treja ndeshjet luhen më 17 shtator ndërsa nesër është Tirana që mëson rivalin e turit të tretë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.