Hakerat sulmuan Vatikanin…

0

Hakera të lidhur me qeverinë kineze janë infiltruar në rrjetet kompjuterike të Vatikanit, duke vënë në shënjestër edhe Kishën Katolike Romake në Hong Kong.

Lajmin e ka bërë të ditur një kompani amerikane për sigurinë kibernetike, sipas të cilës sulmet u kryen në muajin maj.

Vatikani dhe Pekini pritej të angazhoheshin këtë vit në bisedime për rinovimin e një marrëveshjeje të vitit 2018 që vendosi marrëdhëniet zyrtare mes Kinës dhe Kishës.

Kompania amerikane “Recorded Future” deklaroi në raportin e saj se sulmet vunë në shënjestër Vatikanin dhe dioqezën katolike të Hong Kongut, përfshirë këtu kreun e misionit studimor në këtë rajon, që shihet si përfaqësuesi de fakto i Papa Françeskut në Kinë.

Raporti thotë gjithashtu se mes objektivave të sulmeve ishin komunikimet mes dioqezës së Hong Kongut dhe Vatikanit dhe se ato janë bërë me të njëjtat metoda të përdorura nga hakera të lidhur me shtetin kinez.

Nga ana e tij, Pekini zyrtar ka reaguar duke thënë se pala amerikane duhet të paraqesë prova të mjaftueshme për të provuar akuzat e saj.

“Ne vazhdimisht kemi theksuar se Kina është një mbështetëse e sertë e sigurisë kibernetike dhe kundërshtare e palëkundur e spiunazhit kibernetik”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

Lajmi për hakerimin vjen pas një takimi jashtëzakonisht të rrallë mes ministrave të Jashtëm të Vatikanit dhe Kinës, të zhvilluar më herët gjatë vitit në Gjermani, që ishte dhe takimi i nivelit më të lartë mes dy palëve në dekada.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.