Gushti, sinjal pozitiv për ecurinë e biznesit fason

0

Që prej muajit mars dhe izolimit të vendit, gushti ka dhënë një sinjal pozitiv për ecurinë e biznesit fason. Referuar të dhënave për Tregtinë e jashtme e mallrave thuhet se eksportet e tekstileve dhe këpucëve u rritën me 5.2% në muajin gusht.

Konkretisht në muajin e kaluar vendi ka eksportuar 7.5 miliardë lekë tekstile dhe këpucë duke pësuar një rritje prej 1 miliardë krahasuar me gushtin e vitit 2019. Nga ana tjetër rritja e importeve ka qenë minimaliste duke treguar edhe një herë dëmtimin e sipërmarrjeve të huaja të këtij sektori, dhe për pasojë më pak kontrata për bizneset në vend.

Vetë biznesi fason këtë përmirësim e lidh me mbylljen e kontratave dhe të porosive për sezonin e dimrit 2020, dhe me prodhimin e veshjeve spitalore.

“Kjo rritje me rreth 5% e sektorit tone është e papërfillshme dhe rezultat i porosive apo fundi i prodhimit të koleksionit Dimër 2020.  Gjithashtu kjo rritje u ndikua edhe fal kërkesave nga jashtë për prodhim materialesh 1 përdorimshe dhe spitalore dhe ndoshta mundësitë tona për prodhimin e këtyre materialeve mund të ishin më të mëdha në rast se sektori do kishte ndihmën e Qeverise në likuiditet për diversifikimin e makinerive që shoqërohet me shtim eksporte/faturim dhe hapjen e vendeve të reja pune”, thuhet në sqarimin që Shoqata Pro Eksport Albania jep për Report TV.

Rikthimi përsëri i biznesit fason në trajektore pozitive mbetet i vështirë.  Në tetë muaj eksportet e këtyre produkteve janë tkurrur me 14.7 miliardë lekë, ndërsa importet me rreth 11 miliardë lekë, krahasuar me të ardhurat e një viti më parë.

Italia është shteti që ka pasur peshën më të madhe në tregtinë e tekstile dhe këpucë dhe në 2020, ku drejt saj janë eksportuar 49.1 miliardë lekë dhe janë importuar vetëm 20.2 miliardë lekë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.