Greqia mbyll kufirin për turistët, nuk lejohen edhe ata nga BE

0

Ne ditën e parë te lehtësimit të kalimit të kufirit me Greqinë, në Kapshticë situata duket se nuk ka ndryshuar.

Të vetmit që mund të kalojnë janë personat që disponojnë leje qëndrimi, nënshtetësi dhe punëtorët sezonale.

Për ata që tentojnë të kalojnë kufirin me pasaportë biometrike nuk lejohet kalimi por shqiptarët nuk janë të vetmit që po përballen me këtë situate.

Edhe për shtetasit e huaj që kalojnë tranzit përmes Shqipërisë vendimi është i njëjtë.
Këta turistë nga Çekia dhe Mali i Zi u detyruan të kthehen pas ndërsa i vetmi sqarim që morën nga autoritetet greke është se nuk mund të kalojnë për shkak të virusit.

Pavarësisht se pritej që prej 1 korrikut kalimi drejt Greqisë të ishte më pak i kushtëzuar dhe më shumë kategori të kishin mundësinë e lëvizjes duket se kufiri grek vazhdon të qëndrojë njësoj ndërsa autoritetet tona ende nuk kanë një shkresë zyrtare të kategorive që lejohen të kalojnë kufirin çka bën që situata të jetë e paqartë për të gjithë.

Situata prej Covid-19 ka qenë pengesa qe iu ndalon kalimin në Greqi ky ka qenë shpjegimi që kanë marrë nga pala greke turistët nga Mali i zi dhe Çekia.

“Shkuam në këmbë për të pyetur nëse kemi mundësi që të kalojmë për në Greqi. Nuk e dimë, shkuam aty dhe u kthyem në makinë. Do të shkojmë diku pasi se dimë nëse do të kthehemi apo do të na lejojnë të kalojmë kufirin”, shprehet turistja nga Çekia.

“Jemi shtetas turq, vij nga Mali i Zi, punoj atje, kam kompaninë, jetoj atje dhe kam qenë në komunikim të vazhdueshëm prej një jave me ambasadën e më thanë që po lejohesh të kalosh. Por nga sot nuk u lejuam. Ne jemi qytetarë tranzit. Na lejuan në kufirin shqiptar, nuk na thanë gjë, por kur erdhëm këtu na thanë që u mbyllëm përsëri. Të gjithë kaluan para orës 9 kurse ne nuk mundëm. Nuk e di se çfarë do të bëhet nëse do të kthehem në Mal të Zi apo do t’i  bie nga Maqedonia, Bullgaria e më pas në Turqi. Është nxehtë dhe jemi të lodhur”, thotë një turiste tjetër.

Të gjendur në këtë situatë turistëve të huaj u është dashur që të kthehen mbrapsht.

Edhe pika doganore e Kakavijës nuk do të jetë e aksesueshme edhe pas datës 1 korrik, pasi mungojnë tunelet dezinfektuese në palën greke.

Pas debateve të shumta për hapjen ose jo të kufirit me Greqinë, ambasada helene në Tiranë ka sqaruar përfundimisht se si do të procedohet me lëvvizjen e qytetarëve, ku lejohet të kalojnë vetëm disa kategori.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.