Duke nisur nga dje dy aeroportet më të mëdha të Greqisë rihapen, ku sikundër theksoi pak ditë më parë kryeministri Mitsotakis përparësia kryesore është shëndeti dhe siguria për të gjithë udhëtarët.
Por rihapja nuk është e njëjtë për të gjitha shtetet. Në Aeroportin e Athinës, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, fluturimet do të lejohen vetëm për udhëtime thelbësore (d.m.th., udhëtime jo-turistike).
Ndërkohë në Aeroportin e Selanikut, deri më 30 qershor, lejohen të gjitha fluturimet ndërkombëtare, me përjashtim të Italisë, Spanjës, Holandës, Britanisë së Madhe, Turqisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Në të gjitha aeroportet e tjera në vend, fluturimet ndërkombëtare do të fillojnë me 1 korrik, kur pritet edhe një vendim i dytë për vendet e ndaluara.