Greqi, viktima, përmbytje dhe dëme materiale në zonat e prekura nga cikloni

0

Në të gjitha zonat që ka prekur cikloni, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë mbi 2450 thirrje urgjente për ndihmë, ndërsa ka shpëtuar rreth 600 persona që rrezikoheshin nga përmbytjet.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore.

Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut.

Një 63-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur sot në Greqi. Ai ishte shpallur i zhdukur nga familja ditën e djeshme, ndërsa sot mediat greke shkruajnë se fermeri me origjinë nga Shqipëria u gjet pa shenja jeta në zonën prapa spitalit të Karditsa.

Shqiptari është viktima e dytë si pasojë e ciklonit në Greqi, Dje u raportua se një 40-vjeçare humbi jetën.

Kështu, numri i të vdekurve nga moti i keq ka shkuar në dy, ndërsa hetimet vazhdojnë për 40-vjeçaren e cila u tërhoq zvarrë me makinën e saj nga lumi Pamisos në Mouzaki.

Situata në zonat e prekura nga cikloni paraqitet serioze. Rrugët janë përmbytur nga shirat e vrullshën, në zonat detare anijet janë fundosur, ndërsa shumë biznese janë shkatërruar.

Mësohet se në një prej operacioneve të shpëtimit që u realizua me sukses dhe që ishte në zhvillim prej disa orësh, u shpëtua edhe një familje emigrantësh shqiptarë me një fëmijë tre vjeç të cilët ishin të rrethuar nga ujërat në fshatin Sofadhës të Kardhitses.

Një grua ka humbur jetën teksa disa të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e ciklonit që ka përfshirë brigjet perëndimore të Greqisë.

Stuhia sub-tropikale e quajtur “Ianos”  ka shkaktuar dëme të mëdha në fshatrat përreth, teksa situata vijon të mbetet ende kritike.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa janë kryer më shumë se 645 operacione shpëtimi të qytetarëve të bllokuar në banesat e tyre.

Ndërkohë që pjesa më e madhe, janë evakuuar nga forcat speciale dhe zjarrfikëset, duke i strehuar në hotele.

Fenomene të tilla natyrore janë shumë të rralla, që nuk ishin parë në Greqi që prej vitit 1995. 

Zonat më të prekura nga ciklonit janë ishujt në jug të Jonit, në Greqinë perëndimore, Greqinë kontinentale dhe Thesali.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.