Grenell dhe Osmani këmbejnë replika në Twitter

0

“Delegacioni nuk arriti saktësisht atë që premtoi: njohjen reciproke.”

Ishte pikërisht kjo deklaratë në Twitter e kryeparalamentares së Kosovës, Vjosa Osmani, pas arritjes së marrëveshjes ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, ajo që solli reagimin e të dërguari special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i thënë se nuk ka përse të ankohet pasi nuk e ka ngritur asnjëhere një shqetësim të tillë.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është hap i madh. Për ju që tani të ankoheni se s’keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju s’keni ngritur asnjë shqetësim të vetëm e as nuk keni dhënë asnjë ide të vetme. Na duhen politikanë që bëjnë më shumë se vetëm të ankohen. Kjo është për punët, jo vetëm simbolikë. S’mund të paguani qiratë e të ushqeni familjet me simbolikë. Studimi i fizibilitetit për liqenin është që të dihet saktësisht se si mund të përdoret e çfarë vendesh pune mund të krijohen. Të sugjerosh se kjo hap çështje të tjera është politikë e pakuptimtë. Ky studim është për të krijuar vende pune”.

Pak kësaj përgjigjeje, nuk kanë mundur as reagimi i Osmanit, e cila hedh akuza se delegacioni nuk ishte transaparent.

“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolikë. Po njeh një realitet të cilin SH.B.A. ishte ndër të parat që bëri. Thirrja e shtetësisë sonë, e cila është një projekt i përbashkët për popullin e Kosovës dhe SH.B.A, një ‘simbolikë’ minimizon investimet dypalëshe të SH.B.A.-së në Kosovë. Dhe jo, ne nuk luftuam mbi ‘fjalë, mbiemra dhe simbolikë” por kemi luftuar për liri, kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni nuk ishte transparent. Ata thanë se do të marrin njohjen e ndërsjellë. Ata duhet të marrin përgjegjësinë për ato që premtojnë publikisht”, shkroi Osmani.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.