Gjyqet shtyhen në Shqipëri për dy javë, disa prej tyre do zhvillohen online…

0

E ndërsa deri tani ishte vendosur shtyrja edhe me dy javë, tashmë pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore gjyqet të gjitha zyrtarisht pezullohen pa afat. Qeveria ka vendosur që seancat  gjyqësore  në  çështjet  administrative, civile  dhe  penale,  të  planifikuara  pranë  të  gjitha gjykatave  shtyhen  deri  në  përfundimin  e  gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19. Nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ deri  në  përfundimin  e  gjendjes  së  epidemisë  së shkaktuar  nga  përhapja  e  COVID-19  pezullohen afatet   për   ngritjen   e   padive përparaqitjen e ankimeve si dhe për kryerjen e çdo veprimi procedural  në  çështjet  administrative,  civile  dhe penale.

Përjashtim bëjnë disa kategori specifike, si për shembull, çështjet penale, që lidhen me vlerësimin e masës së arrestit, ato    administrative  me    objekt gjykimin e masave të sigurimit të padisë, në rast se gjykata    vlerëson    se    shqyrtimi    pas    afatit    të përcaktuar të këtij akti normativ, mund të  shkaktojë  një  dëm  të  rëndë  e  të  pariparueshëm për palët. Po ashtu çështjet   penale,   në   të   cilat   afatet   e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit mbarojnë gjatë periudhës së pezullimit, por edhe ato që gjykohen urgjente.

Por edhe në rastet që do të zhvillohen, parashikohet pjesëmarrja në distancë ose online. ‘Pjesëmarrja  e  personave  të  dënuar  apo  me masë  sigurimi  “arrest  në  burg”,  si  dhe  e përfaqësuesve  ligjorë  të  tyre,  në  të  gjitha  seancat gjyqësore    gjatë    kohëzgjatjes    së    gjendjes    së epidemisë,   sigurohet,   atje   ku   është   e   mundur,nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur  programe  kompjuterike  të  përshtatshme për këtë qëllim‘ thuhet në VKM-në që është publikuar në Fletoren Zyrtare.

VENDIMI I PLOTE
Masat e veçanta dhe efektet në fushën e veprimtarisë gjyqësore

1.  Seancat  gjyqësore  në  çështjet  administrative, civile  dhe  penale,  të  planifikuara  pranë  të  gjitha gjykatave,  shtyhen  deri  në  përfundimin  e  gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga përhapja e COVID-19.

2. Nga data e hyrjes së fuqi të këtij akti normativ deri  në  përfundimin  e  gjendjes  së  epidemisë  së shkaktuar  nga  përhapja  e  COVID-19  pezullohen afatet   për   ngritjen   e   padive,   për   paraqitjen   e ankimeve   si   dhe   për   kryerjen   e   çdo   veprimi procedural  në  çështjet  administrative,  civile  dhe

penale,  sipas  parashikimeve  në  këtë  akt  normativ. Kur afatet fillojnë gjatë periudhës së pezullimit, ato shtyhen   deri   në   përfundimin   e   gjendjes   së epidemisë.

3.  Rregullat  sipas  pikave  1  dhe  2,  të  këtij  neni, nuk zbatohen në këto raste:

a)    Në    çështjet    administrative,    me    objekt gjykimin e masave të sigurimit të padisë, në rast se gjykata    vlerëson    se    shqyrtimi    pas    afatit    të përcaktuar në nenin 2, të këtij akti normativ, mund të  shkaktojë  një  dëm  të  rëndë  e  të  pariparueshëm për palët;

b)  Në  çështjet  familjare,  me  objekt  gjykimi kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të   miturve,   kujdestarinë   dhe   birësimin,   masat mbrojtëse  ndaj  dhunës  në  familje,  ushtrimin  e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim, si dhe në ato çështje civile në të cilat, përjashtimisht, gjykata vlerëson se shqyrtimi i vonuar i tyre mund të shkaktojë dëm të rëndë e të pariparueshëm për palët;

c) Në çështjet penale, që lidhen me vleftësimin e arrestit    në    flagrancë    ose    ndalimit,    caktimin, verifikimin e kushteve e të kritereve të caktimit dhe nevojat   e   sigurimit,   zëvendësimin,   revokimin, bashkimin  ose  shuarjen  e  masave  të  sigurimit  të “arrestit në burg” ose të “arrestit në shtëpi”, kur të arrestuarit,  të  pandehurit  ose  mbrojtësit  e  tyre kërkojnë që të vijohet me shqyrtimin e tyre, si dhe në çështjet penale që lidhen me caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”;

ç)   Në   çështjet   penale,   në   të   cilat   afatet   e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit, sipas pikës 6,  të  nenit  263,  të  Kodit  të  Procedurës  Penale, mbarojnë gjatë periudhës së pezullimit;

d) Në çështjet penale të një natyre urgjente, për shkak të nevojës së sigurimit të provës, sipas nenit 316,   të   Kodit   të   Procedurës   Penale.   Urgjenca vlerësohet nga gjykata që shqyrton çështjen;

dh) Në çështjet penale në ngarkim të të miturve në  konflikt  me  ligjin,  kur  ndaj  tyre  është  zbatuar masa  e  arrestit  apo  e  ndalimit,  sipas  nenit  15,  të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur;

e)  Në  çdo  çështje  tjetër  penale  ku  i  pandehuri është   i   paraburgosur   ose   është   duke   vuajtur dënimin  me burgim,  në  rast  se  i  pandehuri  ose mbrojtësi i tij kërkojnë vazhdimin e gjykimit.

4. Gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë të shkaktuar   nga   përhapja   e   COVID-19   dhe   me synimin   për   të   kufizuar   efektet   negative   në veprimtarinë  gjyqësore,  këshillat  si  dhe  organet  e administrimit    gjyqësor    të    çdo    gjykate,    sipas kompetencave të tyre të përcaktuara me ligj dhe në funksion  të  zbatimit  të  rregullave  nënligjore  të nxjerra  nga  organet  përgjegjëse,  miratojnë  masa organizative  specifike  për  zhvillimin  e  proceseve gjyqësore,    të    nevojshme    për    të    shmangur grumbullimet në ambientet e gjykatave dhe brenda sallave   gjyqësore,   si   dhe   kontaktet   e   ngushta ndërmjet individëve,  që kanë të bëjnë me:

a) kufizimin e hyrjes së publikut në ambientet e gjykatës,   duke   garantuar,   kundrejt   rregullave   të vendosura   për   këtë   qëllim,   vetëm   aksesin   e individëve  që  duhet  të  kryejnë  veprimtari  që  kanë urgjencë;

b)   rregullimin   e   aksesit   në   shërbime,   me rezervim,  edhe  nëpërmjet  komunikimit  telefonik ose  elektronik,  duke  u  kujdesur  që  përdoruesit të mund  të  përdorin  shërbimet  brenda  një  kohe  të caktuar,    si    dhe    miratimin    e    çdo    mase    që konsiderohet   e   nevojshme   për   të   shmangur grumbullimet;

c)    vendosjen    e    udhëzuesve    detyrues    për kufizimin  dhe  mënyrën  e  lëvizjes  së  personave. Udhëzuesit  publikohen  në faqen  e  internetit  të gjykatës dhe Këshillave;

ç)  zhvillimin  me  dyer  të  mbyllura  të  të  gjitha seancave    gjyqësore    publike    për    çështjet    e parashikuara në pikën 3, të këtij neni, në zbatim të pikës  2,  të  nenit  20,  të  ligjit  nr.49/2012,  “Për organizimin     dhe     funksionimin     e     gjykatave administrative  dhe  gjykimin  e  mosmarrëveshjeve administrative”,  të  nenit  173,  të  Kodit  të Procedurës  Civile,  ose  të  nenit  340,  të  Kodit  të Procedurës Penale;

d)  kryerjen  e  seancave  mbi  bazë  dokumentesh në çështjet administrative dhe civile, të parashikuara në  pikën  3,  të  këtij  neni,  në  të  cilat  nuk  kërkohet prania e palëve, nëpërmjet përdorimit të mjeteve të komunikimit  elektronik  për  paraqitjen  e  akteve procedurale dhe dhënien e vendimit nga gjykata.

Pjesëmarrja në distancë në seanca gjyqësore

1.  Pjesëmarrja  e  personave  të  dënuar  apo  me masë  sigurimi  “arrest  në  burg”,  si  dhe  e përfaqësuesve  ligjorë  të  tyre,  në  të  gjitha  seancat gjyqësore    gjatë    kohëzgjatjes    së    gjendjes    së epidemisë,   sigurohet,   atje   ku   është   e   mundur,nëpërmjet ndërlidhjes audiovizive në distancë, duke përdorur  programe  kompjuterike  të  përshtatshme për këtë qëllim.

2.  Mënyra  e  ndërlidhjes  në  distancë  duhet  të sigurojë  në  çdo  rast  shikueshmërinë  e  ndërsjellë  të personave   të   pranishëm   në   të   dyja   vendet   e ndërlidhura dhe mundësinë e dëgjimit nga të gjitha palët.   Nëse   parashikohet   pjesëmarrja   e   disa   të pandehurve,  secili  prej  tyre  duhet  të  vendoset  në kushte  që  të  mund  të  shikojë  dhe  të  dëgjojë  të tjerët.

3.   Ngarkohen   Drejtoria   e   Përgjithshme   e Burgjeve   dheKëshilli   i   Lartë   Gjyqësor   që   të sigurojnë  mjetet  dhe  programet  kompjuterike  të nevojshme për sigurimin e ndërlidhjes në distancë, sipas këtij neni.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.