Gjykata Kushtetuese e Kosovës kërkon mosndërhyrje në punën e saj

0

Gjykata Kushtetuese në Kosovë tha se po bëhet presion dhe ka tendencë për ndërhyje në pavarësinë e punës së saj, duke e dënuar ashpër çdo diskurs publik që si objektiv ka Gjykatën Kushtetuese. 

Gjykata Kushtetuese tekstualisht përmendi se po ndjek me shqetësim “diskursin politik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike”.”Këta zyrtarë duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese dënon po aq ashpër edhe përfoljen e gjyqtarëve individualë, si persona që kanë autorizime apo përgjegjësi vendimmarrëse individuale në këtë çështje.” Në reagimin e gjykatës dënohet ashpër ndërhyrja në pavarësinë institucionale, si dhe përpjekjet e aktorëve politikë dhe institucionalë, për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore.

Më datën 30 prill, presidenti Hashim Thaçi, dekretoi Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK, si kandidat për ta formuar qeverinë e re të Kosovës, pas rrëzimit të qeverisë së Kurti më 25 mars.

Vetëvendosja e Albin Kurtit këtë dekret e kundërshtoi duke e dërguar në Gjykatën Kushtetuese. E kjo e fundit e pezulloi dekretin e Thaçit deri më 29 maj derisa të marrë vendim për ligjshmërinë e këtij vendimi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.