Gjiknuri propozon mblidhjen e Këshilli Politik

0

Bashkëkryetari i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka propozuar që nesër në orën 11:00 të mbahet mbledhja e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik.

Me anë të një e-maili dërguar përfaqësuesve të tjerë  në këtë këshill, Gjiknuri thekson se mbledhja duhet të trajtojë të gjitha temat e mbetura dhe të miratojë gjithë paketën e amendimeve që adresojnë marrëveshjen e arritur.

“Kjo bëhet edhe më e mprehtë nga nevoja për të kaluar të gjitha procedurat parlamentare deri në miratimin e saj në seancë plenare, duke pasuar edhe me zgjedhjen e organeve përkatëse brenda këtij sesioni parlamentar që mbaron në fund te Korrikut 2020. Çdo vonesë në miratimin e ligjit dhe zgjedhjen e organeve të reja të KQZ do të rrezikojë fillimin e implementimit të teknologjisë për identifikimin elektronik në të gjithë vendin”, shkruhet  në e-mailin e Gjinkurit dërguar Bylykbashit, Vasilit dhe Hajdarit.

Më tej, Gjiknuri shkruan se edhe çështja e sistemit zgjedhor do të trajtohet, por në një mbledhje tjetër.

“Temat e tjera që kemi vendosur t’i adresojmë të ndara nga Kodi Zgjedhor, mund t’i trajtojmë në një mbledhje tjetër pasi puna e këtij Këshilli do të vazhdojë sikurse është rënë dakord me trajtimin e çështjes së Sistemit Zgjedhor, Ligjit për Referendumet dhe Ligjit për Financimin e Partive Politike”,  shkruan Gjiknuri.

Por, pavarësisht konsensusit të arritur mes palëve pak ditë më parë me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, opozita parlamentare ka deklaruar se nuk do ta votojë reformën zgjedhore.

Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama u takua me përfaqësuesit e grupeve parlamentare, por nuk arriti t’i bindte për votën e tyre për reformën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.