GENNIMATA E “KINIMA ALLAGIS” MESAZH SOLIDARITETI

0

“LËVIZJA PËR NDRYSHIM” – KINIMA ALLAGIS

Solidariteti do të fitojë

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim (Kinima Allagis) e Greqisë, Fofi Gennimata, ka publikuar në profilin zyrtar të partisë në Facebook, një mesazh solidariteti me rastin e tërmetit të 26 nëntorit.
Ajo shkruan:
Tërmeti në Shqipëri shkaktoi dhimbje. U humbën jetë njerëzore, njerëz u shndërruan brenda një momenti në të pastrehë.
Përgjigjja e menjëhershme e shtetit grek në nevojat që rezultuan nderon vendin tonë dhe çdo qytetar në veçanti. Duhet edhe njëherë tjetër të përgëzojmë trupat e EKAM për përpjekjet e tyre.
Në vendin tonë jetojnë mijëra njerëz që kanë ardhur nga zonat e dëmtuara. Janë bashkëqytetarët tanë, fqinjët tanë. Disa prej tyre kanë marrë nënshtetësinë greke dhe të tjerët jetojnë e krijojnë si emigrantë në Greqi.
U shpreh solidaritetin tim të pakufishëm.
Shteti duhet t’i lehtësojë në momentet e vështira që po kalojnë, duke u dhënë mundësinë që të presin të afërmit nga familjet e tyre që jetojnë në vendin fqinj dhe u goditën nga tërmeti.

Ftoj çdo anëtar të partisë, por edhe çdo qytetar që të kontribuojë në përpjekjet e institucioneve të besueshme për grumbullimin e ndihmës humanitare për të dëmtuarit.
Solidariteti do të fitojë.

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.