Gati aplikacioni në e-albania për leje-daljet me automjet

0

Ashtu siç e kishte paralajmëruar më parë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga sot është gati aplikacioni në e-albania për të aplikuar për leje daljet me automjet nga java e ardhshme. Rama tha se ky aplikacion po testohet dhe se deri të dielën do të jetë plotësisht funksional për lejet e marra gjatë javës që vjen. Ai ka sqaruar se personat që kanë aktualisht një leje qarkullimi nga policia do të mund ta përdorin gjatë javës që vjen, por më pas duhet të riaplikojnë në e-albania.

Gjithashtu, Rama thekson se qytetarët do të mbajnë pasoja ligjore e panele nëse abuzojnë dhe shkelin kufizimet dhe lejen si për këmbësoret dhe ato me automjet.

Leje-dalja me automjet përmes e-albania i jep fund e-maileve dhe pritjeve të deritashme për përgjigje. Ju lutem atyre që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania i jep fund pritjeve për aprovimin e autorizimit. Lexoni me vëmendje në hyrje të portalit e-albania lajmërimin që ju shfaqet, ku do të gjeni qoftë kategoritë e lejuara këtë javë për punë, qoftë protokollin sanitar të sigurisë. E përsëris, sistemi po testohet që deri nesër të jetë plotësisht funksional, prandaj mos u mërzisni nëse do të hasni ndonjë vonesë në aprovim, sepse pjesëmarrja juaj në testim ndihmon në kolaudimin e sistemit. Lexoni po ashtu me vëmendje pasojat ligjore e penale për shkelësit e kufizimeve të posaçme anti-covid të qarkullimit në këmbë apo me automjet. Sqarim: Të gjitha autorizimet e marra deri tani përmes e-mailit nga policia e shtetit janë të vlefshme për javën në vijim dhe gjatë javës së ardhshme, duhet të riaplikohet me terezi përmes e-albania, për të vazhduar normalisht javën e mëpastajme”, shkruan Rama.

Policia e Shtetit sqaron se si do të veprohet për të marrë lejen nëpërmjet portalit e-albania.

“Leje për dalje për këmbësorë/automjet” është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me leje për të dalë nga banesa e tyre për arsye të ndryshme si: për pazar, farmaci apo arsye të tjera urgjente, si dhe të aplikojnë për t’u pajisur me autorizim për qarkullimin me automjet personal vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara. – “Leje për këmbësorë” vlen për fashën orare 05.00 deri në 17.30 dhe kohëzgjatja e lejes ditore gjatë kësaj fashe orare është 90 minuta.
– “Leje për mjet për punë” vlen vetëm për fashën orare: 05.00 deri në 08.00 të mëngjesit dhe 16.00 deri në 17.30 të pasdites.

Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshire dhe fundjavën. Ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju. Personi duhet të ulet vetëm në sediljen e pasme, diagonal me ju.

Aplikimi për shërbimin “Leje për këmbësorë” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst që përmban numrin tuaj të identifikimit (NID) si dhe orarin e daljes (shembull: J12345678L 0930).


Aplikimi për shërbimin “Leje për mjet për punë” mund te kryhet edhe me anë të SMS në numrin 55155, me tekst si në vijim, sipas specifikës së aplikuesit: – Për shtetasit shqiptarë, që makinën apo motorrin e kanë me targë shqiptare, mesazhi në 55155 do të duhet të dërgohet si më poshtë: Gërma M, Targa e mjetit, numri i shasisë dhe numri personal në kartën e Identitetit (ID)- Për shtetasit e huaj, që automjetin e kanë me targë të huaj, formati i saktë i mesazhit është: Gërma MF F targa e mjetit dhe numri personal në kartën e Identietit Shtetas shqiptar, targë shqiptare: M TARGË SHASI NID Shtetas shqiptar, targë e huaj: MF TARGË NID Shtetas i huaj, targë e huaj: MF F TARGË NID Shtetas i huaj, targe shqiptare: M F TARGË SHASI NID Ndiqni me kujdes sqarimet:
*Gërmat M dhe F janë të pandryshueshme.
**Targa, Shasia dhe Numri i identitetit janë unike si për qytetarin, autoveturën dhe motoçikletën.
***Lutemi të respektoni nga 1 hapësirë midis fjalëve në mesazh. Përgjigjia miratuese ose refuzuese e aplikimeve nëpërmjet mesazhit në 55155 do të vijë në telefonin tuaj brenda 24 orësh. Mesazhi ne telefonin tuaj është provë për stukturat e policisë. Kujdes! Në mungesë të email-it apo mesazhit konfirmues për leje dalje për këmbësorë/automjet nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
– Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje për këmbësorë/automjet”;
– Klikoni butonin “Përdor”;
– Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet; Në rast se ju nevojitet leje për këmbësorë: – Përzgjidhni opsionin “Leje për këmbësorë”;
– Kryeni aplikimin duke përzgjedhur orarin, si dhe personin që do të dalë nga familja juaj (në rastet kur nuk jeni ju personalisht);
– Vetëm një anëtar i familjes mund të aplikojë për leje për dalje gjatë 24 orëve brenda fashës orare të lejuar 05.00-17.30;
– Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë. Në rast se ju nevojitet leje për automjet: – Përzgjidhni opsionin “Leje për mjet për punë”;
– Nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;
– Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;
– Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;
– Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditet e javës përfshirë edhe fundjavën;
– Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;
– Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;
– Leja për qarkullimin me automjet privat është e vlefshme për javën aktuale ose për javën pasardhëse nëse aplikohet pas orës 17 të ditës së shtunë.
– Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative, si dhe nëpunësit e administratës publike;
– Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe/ose sms, dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës, nga e hëna në të shtunë;
– Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES! Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan SMS apo mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.