FSHF në tryezë me Ministrinë e Shëndetësisë për të diskutuar strategjinë e lehtësimt të masave

0

Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shëndetësisë në mbledhjen e zhvilluar me përfaqësuesit e FSHF e ka pasur në vëmendje të diskutimeve strategjinë e lehtësimit të masave, për aktivitetet sportive, jo vetëm futbollin, si një element shumë i rëndësishëm për shëndetin fizik dhe mendor.

Në kuadër të kësaj erdhi dhe ky takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, për të diskutuar më konkretisht mbi protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetetin e lojtarëve dhe të afërmve të tyre.

Siç është bërë e ditur, do të fillohet me stërvitjet individuale, me protokolle të sigurisë të përcaktuara saktë, për të cilat do të punohet në grupin e përbashkët të punës dhe më pas do të diskutohet edhe për fazat e mëtejshme, me protokolle strikte.

Protokollet përfundimtare do të hartohen nga grupi i përbashkët i ekspertëve që më pas do të miratohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Mbledhja

Për rikthimin në fushë është shpejt për të folur, por gjithsesi, takimi i parë mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe autoriteve qeveritare dhe sanitare në vend, ka thyer akullin. Paraditen e së shtunës një përfaqësi e FSHF e kryesuar nga sekretari Ilir Shulku dhe presidenti I Ligës Profesioniste, Edvin Libohova u ul në tavolinën e bisedimeve me përfaqësues të qeverisë dhe Komitetit Teknik, Mira Rakacolli dhe Eugena Tomini.

Palët kanë diskutuar në lidhje me mundësinë e rikthimit të futbollit në bazë të protokollit të paraqitur nga federata vetëm pak ditë më parë. Ky ishte vetëm hapi i parë, që ndez një fije dritë në fund të tunelit për futbollin dhe sportin në përgjithësi të paralizuar që nga dita e parë e masave shtrënguese të vendosura nga qeveria për përballimin e pandemisë Covid-19.

FSHF pretendon se protokolli është shterues, pasi është ndërtuar në modelet e vendeve të tjera dhe në bashkëpunim me FIFA-n, UEFA-n dhe stafin mjekësor të kombëtares. Për këtë nuk heq dorë nga hapja e futbollit, si fillim me kthimin në stërvitje dhe më pas në fushë për të mbyllur sezonin.

Fshf Msh

Por autoritetet sanitare edhe pse në parim kanë rënë dakord me protokollin, vazhdojnë të kenë dyshime dhe paqartësi. Ndërkohë, një akord duket se është arritur në lidhje me tamponët. Ditët e para të javës së ardhshme do të jenë vendimtare, ndërsa pavarësisht optimizmit të FSHF, zyrtarisht data më e afërt e rinisjes së stërvitjeve individuale është 18 maji, që u zyrtarizuar nga ministritë e linjës, shëndetësisë dhe sportit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.