Franca kërcënon Britaninë me masa të njëjta për karantinën e detyrueshme

0

Franca po kërcënon Londrën me një “kundërmasë” pas vendimit të qeverisë britanike për të imponuar një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë në Britani të Madhe nga Evropa kontinentale.

“Ne kundërshtojmë vendimin e qeverisë britanike dhe shprehim keqardhjen” ishte reagimi i parë i Ministrisë Franceze të Brendshme, pas njoftimit të Londrës.

“Franca është e gatshme të marrë masa të ngjashme posa të zbatohet kjo masë nga pala britanike,” shtoi ai.

Dje pasdite, Sekretari i Brendshëm Britanik, Priti Patel njoftoi se nga 8 qershori, udhëtarët që vijnë nga jashtë do të karantinohen, masë që linjat ajrore e konsiderojnë katastrofike për sektorin e aviacionit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.