Forcat e armatosura serbe dhe ruse stërvitje të përbashkët në Bjellorusi

0

Forcat ushtarake bjelloruse, ruse dhe serbe do të kryejnë ushtrime të përbashkëta në Bjellorusi, ka bërë me dije agjencia e lajmeve RIA duke cituar një deklaratë të bërë nga Ministria e Mbrojtjes gjatë së martës.

Në të thuhej se forcat ruse dhe serbe do të mbërrijnë në Bjellorusi për të qëndruar nga data 10 deri në 15 shtator, por pa dhënë detaje të tjera.

Bjellorusia është pushtuar nga protesta të përditshme masive që pas zgjedhjeve të kontestueshme që u mbajtën muajin e shkuar ku presidenti Alexander Lukashenko deklaroi fitoren.

Protesta e të dielës përllogaritet të ketë tërhequr dhjetëra mijëra persona.

Lukashenko, i cili mban pushtetin që prej vitit 1994, ka refuzuar kërkesat për zgjedhje të reja nga kundërshtarja e tij kryesore, Svetlana Tsikhanouskaya, e cila u arratis nga vendi dy ditë pas zgjedhjeve.

Opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale të mbajtura një muaj më parë janë manipuluar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.