Fluks makinash në Morinë

0

Shqipëria ka regjistruar shifrat më të larta gjatë ditëve të fundit me COVID-19 në 24 orë, e megjithatë kjo nuk i ka stepur pushuesit kosovarë që t’i drejtohen bregdetit shqiptar.

Ditën e sotme në doganën e Morinës është regjistruar numri më i lartë që nga viti i kaluar i makinave që vijnë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke dhënë një dritë jeshile se këtë verë turistët në vendin tonë nuk do të mungojnë, pavarësisht situatës së vështirë që çdo vend, përfshirë edhe Shqipërinë po kalon nga koronavirusi. Pjesa më e madhe e tyre kalojnë fundjavën në Durrës, Shëngjin e Velipojë, janë këto tre nga destinacionet më të preferuara të pushuesve kosovar.

Policia kufitare punoi me procedure te përshpejtuar për te shmangur radhët e gjata. Janë pesë sportele në hyrje dhe pesë sportele në dalje që punojnë në këtë fundjavë, por nuk i ka shmangur trafikun e rënduar. Siç shihet në fotot që Shqiptarja.com sjell, radha e makinave në doganë ësht kolometrike. 

Fluks i lartë automjetesh përgjatë autostradën Milot-Lezhë dhe në drejtim të rrugës së zonës turistike të Shëngjinit. Automjetet janë kryesisht me targa të Kosovës të cilët i drejtohen bregdetit, duke krijuar trafik të rënduar. Shëngjini është një nga destinacionet më të preferuara të pushuesve kosovarë, të cilët ditën e sotme kanë thyer rekordin, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti i kaluar të pushuesve që vijnë nga Kosova drejt vendit tonë.

Sakaq ka patur edhe shumë qytetarë të Shqipërisë që nëpërmjet kësaj rruge i janë drejtuar zonës turistike të Prevallës. 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.