Fleckenstein emërohet këshilltar i Kreut të Parlamentit për Integrimin në BE…

0

Kreu i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka emëruar këshilltar për integrimin” pranë kabinetit të tij në Kuvendin e Shqipërisë, ish- raportuesin e Shqipërisë në Parlamentin Europian , Knut Fleckenstein, një emër shumë i njohur për vendin tonë dhe politikën shqiptare.

Dokumenti mban firmën e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, e ndërsa Fleckenstein shprehet se është i lumtur që të nisë nga puna.

Ish-raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka reaguar pas është emëruar këshilltar i Gramoz Ruçit.

Ish-deputeti i Parlamentit Europian që do të mbajë detyrën e Këshilltarit për Integrimin, me anë të një postimi në Twitter shkruan se është shumë i lumtur dhe faleminderon kryetarin e Kuvendit për besimin e tij.

Fleckenstein shkruan se mezi presim bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë.

“I lumtur që të që të filloj punën për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE. Parlamenti shqiptar po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Faleminderit kreut të Kuvendit për besimin e tij. Mezi e pres bashkëpunimin me të gjithë aktorët shqiptarë”, shkruan Fleckenstein.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.