Fier : Banorët e Drenasit protestojnë për rrugën që u është dëmtuar nga mjetet e TAP

0

Banorët e fshatit Drenas në Fier janë ngritur këtë të mërkurë në protestë, duke bllokuar rrugën nacionale Fier-Seman. Shkak për këtë protestë është bërë ndërtimi i gazsjellësit nga kompania private TAP, pasi është dëmtuar ky aks rrugor si rezultat i kalimit të mjeteve të rënda.

Kjo është hera e dytë që banorët janë ngritur në protestë, duke bllokuar këtë aks rrugor, i cili lidh mbi 40 fshatra me bregdetin e Semanit dhe qytetin antik të Apolonisë.

Banorëve iu është premtuar disa herë kthimi i këtij aksi në gjendjen e mëparshme, por deri më tani nuk është mbajtur premtimi.Mësohet se policia ka qenë e pranishme, por nuk ka ndërhyrë, ndërsa mjetet janë bllokuar nga të dyja anët e rrugës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.