Europa drejt rikthimit në normalitet…

0

Në botë numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni i koronavirusit është më shumë se 4 milionë kurse totali i vdekjeve është në pragun e 283 mijë.

Në SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 776 viktima nga infeksioni i koronavirusit shifra më e ulët kjo që nga muaji mars duke e çuar në 79.522 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Sipas universitetit amerikanJohns Hopkins, numri i përgjithshëmi rasteve të testuar pozitive me Covid ka arritur në  më shumë se 1 330 000

Rreth 20 mijë banorë të Nju Jorkut kanë humbur jetën deri më tani për shkak të COVID-19.

Në total, 19,931 janë viktimat nga pandemia, ndërkohë që në 24 orët e fundit u infektuan 1285 persona me këtë virus.

Numri i të sëmurëve është 178766 persona, ndërkohë që autoritetet besojnë se situata nga ditë në ditë përmirësohet, pavarësisht humbjeve të tmerrshme.

Në një intervistë me Fox, Sekretari i Thesarit të SHBA Steven Mnuchin parashikoi që niveli i papunësisë në vend për shkak të ktizës së shkaktuar nga pandemia, tani është 14.7%, por  së shpejti mund të shkonte në 25%.

Mos rihapja e aktiviteteve të prodhimit, shtoi ai, mund të shkaktojë dëme ekonomike “të përhershme”.

Në renditjen globale pas SHBA renditet Spanja me më shumë se 224 mijë raste infeksioni për një total vdekjesh prej 26 621.

Pas Spanjës renditet Britania e Madhe me 229 449 të prekur dhe 31 930 viktima e ndjekur nga Italia me 30 560 vdekje të regjistruara dhe 219 mijë raste infeksioni Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 09:35 Covid-19, vendet e Europës Veriore duke nisur nga sot lejojnë rihapjen e shkollave për disa cikle! Masa lehtësuese edhe për bizneset…

Belgjikë pas javësh mbylljeje sot hapen sërish dyqanet, nën masa të forta higjiene.

Familjet lejohet të presin si vizitorë deri në katër persona. Distanca fizike mes njerëzve 2 metra vazhdon të mbetet.

Kurse në Holandë dy muaj pas mbylljes sot hapen shkollat fillore në fillim me gjysmën e nxënësve për një ditë.

Edhe kopshtet dhe bibliotekat janë hapur. Parukeritë, sallonet e bukurisë dhe masazhet lejohen po ashtu të fillojnë sot nga puna. Sporti lejohet me distancë, por pa kontakt trupor.

Danimarkë lejohet sërish që të hapen të gjitha dyqanet edhe qendrat tregtare.

Çeki lejohet transporti hekurudhor rregullisht me tren, autobus e avion. Në Norvegji kthehen edhe nxënësit e klasave të larta në shkolla. Kurse në Finlandë shkollat hapen të enjten.

Në Francë nga sot njerëzit mund të dalin nga shtëpia pa pasur nevojë për leje. Për sport e shëtitje nuk ka kufizime. Edhe dyqanet do të hapen, por restorantet e baret mbeten të mbyllura. Në zonat, ku nuk ka shumë infeksione lejohet hapja e parqeve dhe kopshteve. Në disa faza do të hapen edhe shkollat e kopshtet. Kufizimi i lëvizjes mbetet. Kush dëshiron të lëvizë më shumë se 100 kilometra (deri më tani ka qenë 1 km) duhet të ketë një arsye justifikuese për këtë. Në metronë e Parisit në orarin kur vagonët mbushen, kanë prioritet punëtorët me lejen e lëvizjes. Maska është me detyrim në transportin publik.

Spanja, një nga vendet më të goditura nga kriza lejon një hapje në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera fillojë me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantet hapen duke filluar nga sot. Në rajone të tjera si Katalonjë apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes.

Edhe Greqia një vend që jeton nga turizmi, përpiqet të rivërë në punë motorin ekonomik. Me fazën e dytë lejohet nga e hëna hapja e të gjitha dyqaneve, që mundëson kthimin e një të tretës së punonjësve në vendin e punës. Në gjimnaze sot kthehen në shkolla nxënësit e klasave të larta, që të japin provimet.

Shumë vende europiane fillojnë nga sot me lirimin e mëtejshëm të masave kufizuese të marrë në përpjekje për të kufizuar pandeminë. Ashtu si edhe u vunë masat kufizuese, ashtu edhe po hiqen. Lirimet e masave kufizuese dallojnë nga njëri vend në tjetrin.

Por skepticizmi edhe rreziku mbetet. Në Gjermani për shembull përqindja e riprodhimit të virusit është rritur më shumë se 1-që do të thotë se një person i infektuar infekton më shumë se 1 person. Numri i infeksioneve të reja është rritur më shumë se 1000. Instituti Shkecor gjerman që këshillon qeverinë, Robert Koch e bëri të ditur këtë në fundjavë. Gjithmonë është theksuar, se për të mbajtur nën kontroll epideminë kjo vlerë duhet të jetë nën 1.

Megjithatë në Gjermani ka filluar trendi i lirimit të masave, pas vendimit të qeverisë me landet që masat e mëtejshme të vendosen nga vetë landet në vazhdim të zhvillimit të epidemisë. Strategjia gjermane është masa të diferencuara në bazë të rajoneve.

Sot në Zvicër, tetë javë pas mbylljes së shkollave, sot rihapen shkollat, kopshtet, dyqanet, restorantet dhe muzetë. Edhe sporti deri në 5 vetë lejohet. Të gjitha lirimet e masave janë bërë me kushtin e ruajtjes së higjienës dhe distancës së përcaktuar deri në 2 metra. Deri në qershor nuk hapen kinematë, kazinotë, pishinat, palestrat. Maskat nuk janë me detyrim, por ato rekomandohen aty ku nuk mbahet dot distanca.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.