Eurobondi e kreditë për COVID-in rritën borxhin e jashtëm!

0

Borxhi i jashtëm bruto i vendit në 6 muajit e parë të vitit u rrit me 346 milionë euro, krahasuar me një vit më parë. Ndikimi më i madh pati marrja e huave për të përballuar pasojat pandemise dhe eurobondit prej 650 milionë eurosh.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për një rritje me 8.6% të borxhit vetëm në periudhën Prill-Qershor, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit.Në fund të muajit qershor borxhi i jashtëm arriti 8.9 miliardë euro nga 8.1 miliardë lekë që ishte në fund të marsit të këtij viti, duke u rritur me 710 milionë euro. 

Barra më e madhe e borxhit është e qeverisë së përgjithshme, e cila u rëndua më shumë në këtë tremujorë të dytë si pasojë e marrjes së kredisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në vlerën e 174 milionë eurove dhe eurobondi që u emetua në muajin qershor.Pjesa më e madhe ose mbi 80% e borxhit të jashtëm është me terma afatgjatë pra shtrihet në disa vite. 

Kjo rritje e borxhit për qeverinë, Bankën e Shqipërisë dhe ekspertët është i pranueshëm për të kapërcyer krizën që po shkakton pandemia. Ndërkohë në total sipas Ministrisë së Financave në 6 muaj borxhi publik  kapërceu shifrën e 80% të prodhimit të brendshëm bruto.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.