Erdogan, 1 mijë myslimanë do të falen në muzeun e kthyer në xhami, pas 86 vjetësh

0

Presidenti Erdogan është i vendosur për të treguar në të gjitha format fitoren e tij, shndërrimin e muzeut të Shën Sofisë në xhami.

Teksa sot pritet të realizohet falja e parë presidenti Turk zbuloi edhe tabelën në hyrje të godinës ku shkruhet Xhamia e Madhe Shën Sofia. Ai ishte vetë i pranishëm për të inspektuar përgatitjet. Me shume se 1000 besimtare pritet të jenë të pranishëm në falje.

Shë Sofia shërbeu si një katedrale e krishterë bizantine për 900 vjet para se të pushtohej  nga otomanët dhe të shndërrohej në një xhami.

Myslimanët u falën në këtë godinë  deri në vitin 1934 kur u shndërruar muze nga Kemal ATatturk.

Por një gjykatë turke pak javë më parë  anuloi dekretin që e ktheu atë në një muze, duke i hapur rrugën ndërtesës së shekullit të gjashtë të shndërrohej përsëri në një xhami, një veprim i mbështetur nga Erdogan. Autoritetet turke janë shprehur se godina do të mbetet e hapur për vizitorët dhe po ashtu edhe  veprat e krishtera të artit. Afresket e krishtera dhe mozaikët vezullues që zbukurojnë kupolën dhe sallën qendrore do të mbulohen me perde gjatë kohës së faljes.

Vendimi  shkaktoi një seri kritikash nga udhëheqësit e kishave, të cilët thanë se shndërrimi rrezikonte të thellonte përçarjet fetare. Udhëheqës politikë, por edhe Papa Françesku nuk e mirëpritën vendimin e gjykatës turke.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.