Ende emigrantë shqiptarë të bllokuar në Kakavi…

0

Vijon të përsëritet situata në pikën kufitare të Kapshticës dhe të Kakavijës me shqiptarët që lënë Greqinë për t’u kthyer në atdhe, edhe pse nuk kanë një autorizim nga konsullatat shqiptare në vendet ku ata janë. 

Sot në pikën doganorë të Kakavijës, në tokën neutrale kanë kaluar natën 33 shqiptarë, të cilëve nuk janë lejuar hyrja në territorin shqiptar. Shkak është pikërisht mungesa e këtij autorizimi, që konsullata e lëshon vetëm për ata shqiptarë të cilët nuk mund të qëndrojnë dot në Greqi, dhe kanë arsye të forta për t’u kthyer në atdhe. Për shkak të temperaturave të ulëta ato janë detyruar që të ndezin një zjarr për t’u ngrohur.

Emigrantet vijojnë të qëndrojnë në pritje të një përgjigjeje nga instancat përkatëse nëse do iu lejohet ose jo hyrja në Shqipëri. Në fakt përgjigjja është e qartë dhe e prerë, e ritheksuar disa herë edhe nga kryeministri Edi Rama. Asnjë shqiptar që ka mundësi për të qëndruar në Greqi, siç janë ata që jetojnë atje dhe kanë nënshtetësi greke, nuk do të lejohet të hyjnë. Ndërsa ndaj atyre që u tejkalojnë afatet e qëndrimit, nuk do të ketë asnjë penalizim.

Ditën e djeshme ka patur një dyndje të shqiptarëve në Kakavijë. Së fundmi në pikën kufitare ka mbërritur një autobus me 30 qytetarë nga Athina, të cilët dëshirojnë të futen në Shqipëri.

Mirëpo autoritetet e policisë kufitare konfirmojnë se askush prej të ardhurve tani nuk do t’u mundësohet hyrja pa patur një arsye të fortë apo aprovim paraprak nga Ambasada në Athinë apo përfaqesitë konsullore shqiptare në Janine dhe Selanik. Kjo pasi përveç atyre që kanë arsye të fortë për t’u kthyer ka edhe shtetas të tjerë të cilët janë rezidentë në Greqi dhe duan të kthehen për të kaluar karantinën në Shqipëri.

Një prej qytetarëve që kaloi kufirin u shpreh: ” Nuk qëndruam fare se kemi marrë leje nga ambasada në Greqi dhe nga ministria këtu. Aplikuam përmes emailit në Athinë dhe në u përgjigjen menjëherë sepse kam vajzën që i bëj terapinë në Greqi. Tani na tha doktorri se nuk e mar më përsipër dhe u detyruam të kthehemi.”

Sakaq nga mëngjesi i sotëm shtatë persona kanë qenë në tokën neutrale në pritje për të hyrë. Para disa orësh janë kthyer mbrapsht 20 veta drejt Greqisë, të gjithë me dy nënshtetësi.

Në tentativë për të hyrë disa prej tyre kanë zgjedhur më pas që ta provojnë në rrugë toksore, por gjashtë shqiptarët janë kapur nga FRONTEX dhe policia kufitare të cilat i proçeduan me gjobë dhe u lanë të vetëkartinohen.

Në total aktualisht janë 37 persona në Kakavijë në pritje për të kaluar në territorin shqiptar.

33 emigrantë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në doganën e Kakavijë, pasi nuk lejohen të futen në Shqipëri. Një nga emigrantët shqiptar bën me dije për Report Tv se situata është e rënduar. Nuk ka energji elektrike dhe temperaturat janë shumë të ulëta çka ka detyruar ata të ndezin një zjarr. Ato thonë se janë pa rrugëzgjidhje sepse në Shqipëri nuk lejohen të hyjnë e ndërsa nuk mund të kthehen në Greqi se u mbaron leja për të qëndruar.

I tillë është edhe një shqiptar me nënshtetësi greke por që për 4 ditë i skadon pasaporta. Këtë fakt e tregon vëllai i tij që po e pret në anën tjetër të kufirit në Kapshticë. Ai tregon për mikrofonin e Report TV se natën e kanë kaluar në një furgon të prishur, sa për t’u ruajtur nga shiu.

“Po presim vëllain e kanë bllokuar në doganën shqiptare, i kanë lënë gjithë natën në dëborë jashtë, as bukë asgjë. përballë i kemi, jashtë janë. Vëllai është me dokumente greke po ka familjen në Shqipëri, ka ardhur tek familja. I mbaron edhe pasaporta pas 3-4 ditësh. I kanë thënë që nuk i lejojnë se kanë mbyllur doganën. Nuk e di nëse ka leje nga konsullata, nga policia greke me ardhur deri në doganë ka. Konsullatën e marrin në telefon tek ato numrat, por nuk e marrin. As për t’u kthyer pas nuk i lejojnë. Se e ka pasaportën që i skadon për 3 ditë. Mbas orës 12:00 të natës që kam folur unë me të i kanë futur në një furgon të prishur, sa për të mos i rënë bora në kokë“, tha qytetari.

Kjo situatë përsëritet për shkak edhe të precedentëve të krijuar. Shqiptarë të shumtë pas pritjes më shumë se 1 ditë në tokën neutrale, siç ndodhi dje në Kakavijë, u lejuan të futen në tokën shqiptare, duke marrë parasysh moshën e tyre, të moshuar apo edhe fëmijë. Ndërkohë shumë të tjerë u kthyen.

10 prej 33 shqiptarëve që e kaluan natën mbrëmë në tokën neutrale në këtë pikë kufitare  u ka sosur durimi duke kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në atdhe, por janë kapur nga patrulla e policisë dhe janë gjobitur, ndërsa u shoqëruan në banesë për të qëndruar në vetëkarnatinim për 14 ditë me detyrim. Për shkak të temperaturave të ulëta ata u detyruan që të ndezin një zjarr për t’u ngrohur, pasi natën e kaluan jashtë.

6 emigrantë janë kthyer mbrapsht në vendin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, ndërsa 7 të tjerë janë ende në pritje të hapjes së kufirit. Gjithsej në 24 orët e fundit u është lejuar hyrja në Shqipëri vetëm 10 personave që kishin leje. E njëjta situatë problematike vijon edhe në Kapshticë prej disa ditësh. Emigrantët nuk lejohen që të futen në territorin tonë pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.