Edhe Maqedonia e Veriut nxjerr ushtrinë si masë shtesë kundër koronavirusit …

0

Për shkak të gjendjes me koronavirusin, Armata e Maqedonisë së Veriut nga nesër do të vendosë forca shtesë në kufijtë për ta përforcuar policinë kufitare, kurse në koordinim me policinë do të sigurojë edhe objekte të rëndësishme shtetërore. Këtë e theksoi kryeshefi i Shtatmadhorisë, Vasko Gjurçinovski, i cili mes të tjerësh tha se tani për tani vlerësimet janë se nuk do të jetë nevoja që të mobilizohen trupat rezervë. Por, lidhur me atë – sa janë të mbrojtur pjesëtarët e Armatës me maska, doreza dhe mjete për dezinfektim, veçanërisht në këtë periudhë kur do të dalin në terren, Gjurçinovski tha se tani për tani janë siguruar sasi të mjaftueshme.

“Bëjmë analiza dhe vlerësime, personalin që e angazhojmë të ketë pajisje adekuate, por siç theksova kemi edhe ne analiza, edhe ne pjesëtarët e ARM-së jemi pjesë përbërëse e shoqërisë. Presim që në të ardhmen e afërt të sigurohen mjete shtesë, sepse ky është befasim jo vetëm për vendin tonë por edhe për vende të tjera më të fuqishme në Aleancë dhe në botë, edhe ata janë të befasuar, por kemi kapacitete mbrojtëse”, deklaroi Gjyçinovski.

Përkundër kësaj, ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në emisionin Click Plus në TV21 tha se kanë pajisje por se duhet të sigurohen maska mbrojtëse dhe doreza. Ushtarët që i dërguan në rajonin e Dibrës dhe Qendrës Zhupa morën mbrojtjen e nevojshme, theksoi ajo, por shtoi se duhet të sigurohet mbrojtje për të gjithë pjesëtarët e Armatës

“Negociojmë me kompanitë të vendit që prodhojnë pajisje të tilla dhe bëjmë përpjekje që t’i sigurojmë sasitë e nevojshme. Mesazhi që ia dërguam Qeverisë unë dhe kolegët e mi është se nuk duhet të kursejmë kur bëhet fjalë për çështje të këtilla dhe se duhet të sigurohen pajisjet e nevojshme, nuk duhet të kursejmë kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë që janë prioritet”, tha Shekerinska.

Sa i përket qendrës Pepelishte që gjendet në Krivollak, kryeshefi Gjurçinovski tha se edhe krahas kritikave, qendra i plotëson standardet dhe i ka kushtet e nevojshme duke shtuar se nuk janë të sakta informacionet se trajtimi ndaj qytetarëve të akomoduar atje ka qenë i papërshtatshëm.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.