Drejtoria e Policisë Rrugore njofton rritjen e prezencës në rrugët nacionale dhe në zonat bregdetare si pasojë e sezonit turistik

0

Drejtoria e Policisë Rrugore me anë të një njoftimi thotë se ka rritur orët e punës dhe prezencën e saj me qëllim përballimin e fluksit të krijuar në rrugët nacionale dhe në zonat bregdetare si pasojë e sezonit turistik.

Në të thuhet se 550 punonjës të Policisë Rrugore, radarë, kamera, alkoolteste, automjete të uniformuara dhe motoçikleta, për menaxhimin e trafikut rrugor në sezonin e verës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjitha këto janë në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik. Policia rrugore thotë se gjatë fundjavës drejtues mjetesh, pasagjerë, drejtues motomjetesh, përdorues të shumtë të rrugës të të gjitha moshave, vendas dhe turistë të huaj udhëtojnë drejt plazheve të vendit tonë.

Ndërkohë policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve duke zbatuar disa rregulla si më poshtë:

“Ndihma që Policia Rrugore kërkon nga të gjithë drejtuesit e mjeteve është respektimi i normave të sjelljes.

Mos drejtoni automjetet nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma, në gjendje të dehur!

Vendosni përherë rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse kur drejtoni mjete/motomjete.

Evitoni parakalimet e gabuara, pasi janë rreziku më potencial për aksident rrugor dhe për bllokim të trafikut.

Mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Qëndroni në radhën e mjeteve kur ajo krijohet për shkak të ngarkesës së madhe. Dalja nga “kolona” mund t’ju kushtojë një gjobë së bashku me pezullim të lejes së drejtimit 2-4muaj.

Duke respektuar normat, vajtja dhe ardhja nga plazhet është më e shkurtër dhe pa vonesa.”

Sakaq policia këshillon qytetarët që mos të nisen të gjithë në të njëjtin orar nga plazhet drejt banesave të tyre, si dhe të përdorin edhe rrugët alternative, me qëllim shmangien e krijimit të fluksit të pandërprerë në rrugë nacionale, nëhyrje apo dalje të qyteteve.

Gjithashtu, Policia Rrugore bën me dije se në zbatim të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministres së Transportit dhe Infrastrukturës “Mbi kufizimet në qarkullimin e mjeteve të rënda për transportin rrugor të mallrave”, nuk do të lejojë lëvizjen e kamionëve në fundjavë jashtë orareve dhe akseve të përcaktuara në këtë udhëzim.

Në faqen zyrtare në web dhe në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë se Brendshme do të publikohen të dhëna të përditësuara për situatën në trafik.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.