Drejtësia kosovare në veting sipas modelit shqiptar…

0

Kosova po përgatitet të hartojë projektligjin për pastrimin e sistemit të drejtësisë. Një ditë më parë në Tiranë ishte ministri kosovar i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili gjatë takimit me homologen Gjonaj u shpreh se sa i përket procesit të vetingut, do të mbështetemi edhe tek modeli i aplikuar në Shqipëri.

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu tha për Euronews Albania se janë dy çështje të modelit të vetingut në drejtësi të ndjekura nga Shqipëria që nuk duhet të ndiqen edhe nga Kosova; zbrazja e institucioneve të drejtësisë për shkak të vetingut, duke i bërë ato jofunksionale dhe heqja e ndikimit të ekzekutivit në proces.

“Unë e kam ndjekur me vëmendje procesin e vetingut në Shqipëri, kam vërejtjet e mia, ndonëse përgëzoj Shqipërinë për reformën në drejtësi.

Kosova duhet të marrë mësime nga modeli i ndjekur në Shqipëri, sidomos sepse aty nuk është parashikuar që institucione të rëndësishme do të bëheshin jofunksionale, siç është rasti Gjykatës Kushtetuese që për shkak të vetingut ka mbetur jofunksionale për vite të tëra. Gjithashtu, heqja e ndikimit të ekzekutivit mbi këtë reformë, që e zbeh besimin e publikut ndaj sistemit të drejtësisë”, u shpreh ish-ministrja.

Ajo u shpreh skeptike se vetingu do të bëhej i mundur nga qeveria aktuale, që siç tha nuk ka interes të bëjë veting se nuk do institucione të pavarura, ndërsa shprehu bindjen se kjo reformë do të bëhet nga Vetëvendosja në pushtet.

“Jam e bindur se qeveria aktuale është e brishtë, do të ketë zgjedhje shumë shpejt ndaj shumë shpejt do të nisim punët që kemi lënë përgjysmë. Besoj se ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme se Shqipëria ka kaluar për vite të tëra në reformën në drejtësi.

Kjo pasi i ka të qarta gabimet që vende të tjera, veçanërisht Kosova të mos i përsërisin. Qeveria e Kosovës e ka përqendruar fokusin tek negociata me Serbinë, gjë që nuk është detyrë e Ministrisë së Drejtësisë”, tha znj. Haxhiu.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.