Dosjet ‘e dorëzuara’ zbulojnë qindra komunikime të hetuesve nga Prokuroria Speciale me zyrtarë serbë

0

Për herë të dytë brenda dhjetë ditësh, një person i panjohur la në selinë e Organizatës së Veteranëve të UÇK në Prishtinë, mijëra faqe dokumente. Këto dosje supozohet se janë të kopje të marra në mënyre misterioze nga Gjykata Speciale në Hagë.

Dokumentet u lanë rreth orës 15:30, kurse një orë më vonë, drejtuesit e veteranëve, në konferencë për media, përsëritën se këto dokumente të lëna në zyrën e tyre janë dëshmi që Gjykata Speciale bashkëpunon me Prokurorinë e Serbisë.

“Zëvendësprokurori i Gjykatës Speciale të Serbisë, Dragoljub Stankoviq është njëri prej tyre, në Beograd, që ka tubuar dosje dhe argumente se gjoja shqiptarët kanë kryer krime. I dyti është Millorad Veloviq, është drejtor gjeneral i policisë në Serbi, që ka tubuar dosje, i MUP-it është”, thotw Hysni Gucati, kryetar i OVL të UÇK-sël

Për rastin e parë të ngjashëm që ndodhi ditë më parë, policia dhe Prokuroria kanë nisur hetimet, por ende nuk kanë njoftuar për ndonjë rezultat. Në OVL të UÇK-së deklarojnë se personi që la të mërkurën pasdite dokumentet, bazuar në përmasat trupore, nuk ishte i njëjti ndonëse ishte me maskë, kapele e doreza. Ata tashmë i referohen atij si ‘Rrufeja 2’, për shpejtësinë që hyri dhe iku nga zyra e tyre.

Dosjet e lëna në zyrat e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, që supozohet të jenë të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë, përmbajnë aktakuza ndaj shumë ish-pjesëtarëve të luftës çlirimtare.

Madje disa prej tyre përmbajnë emra të cilët kanë kaluar disa herë nëpër filtrat e drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare.

Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Idriz Balaj, Lahi Brahimaj, Haradin Bala, Latif Gashi, Rrustem Mustafa e shumë të tjerë janë vetëm disa nga emrat që e kanë dëshmuar pafajësinë e tyre.

Për më tepër, në këto dosje, rastet për të cilat shumë nga këta persona mund të akuzohen janë të njëjta me ato që janë gjykuar nga drejtësia e UNMIK-ut, EULEX-it, Tribunalit të Hagës apo ajo vendore.

Në pjesën më të madhe të këtyre dosjeve, rajoni ku janë përqendruar hetimet janë Drenica e Dukagjini.

Bazuar në këto dokumente, për të cilat drejtuesit e OVL të UÇK-së thonë se një person i panjohur ua ka lënë në zyrë, hetime për të ashtuquajturën “Shtëpi të Verdhë” janë bërë që në vitin 2014, nga prokurorët ndërkombëtarë, para se të themelohej edhe vetë Gjykata Speciale e cila në Kuvendin e Kosovës u votua në vitin 2015.

Në dokumentet që janë në gjuhën serbe e angleze, shihen qindra komunikime mes hetuesve të speciales me zyrtarë të ndryshëm serbë, lidhur me hetimet ndaj ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Sipas këtyre dokumenteve, ish-kryeprokurori i Speciales, Clint Williamson, ka pasur 57 komunikime me Vladimir Vukçeviçin, kryeprokurorin serb për krime të luftës, pastaj 130 komunikime të tjera me drejtorin e Policisë, 37 me Dragoljub Stankoviçin e shumë të tjera.

Të gjitha këto komunikime janë bërë për raste në rajonin e Drenicës, fshatin Jabllanicë, Kleqkë e të tjera.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.