Dorëzimi i pushtetit

0

PLAKU DHE DORËZIMI I PUSHTETIT

Një mesele që vlen të bluhet fort…

Në kulturën shpirtërore të popullit tonë Plaku, ai që historikisht në malet tona ka kryer rolin e të urtit, të njeriut që si i thonë fjalës e “pret qimen për palce të vet”, që e hedh fjalën duke i bërë vend, vinte koha që e dorëzonte “pushtetin”. Për këtë nuk bëheshin votime, rivotime, raunde të gjata mbledhjesh e as seanca gjyqësore siç ndodh sot me partitë politike që shkojnë drejt pushtetit “me shatë në krah” (shati tërheq nga vetja). Mjaftonte një fjalë në kuvend dhe Plaku, pasi e analizonte në vetvete me urti deklaronte dorëheqjen duke ia kaluar “pushtetin” Plakut të ri…

          Tregohet se diku në malësitë tona të Veriut një njeri ishte cilësuar si Plaku më i drejtë. E thërrisnin atë jo vetëm në kuvendet e Malit të vet por edhe në Male e Vllazni të tjera në të gjithë krahinën. Me vete Plaku merrte gjithnjë të birin. Djali zinte vend nga fundi i Odës dhe dëgjonte pa folë. Kuvend në kuvend ai mblidhëte urtësinë e të jatit dhe urtësinë e njerëzëve të thjeshtë. Të nxënët ishte një tipar i jetës së tij. Ndodhëte që nganjëherë ndonjë gjë nuk i pëlqente, nuk i përshtatej kohës. E bluante në mullirin e vet dy e tre herë dhe mielli që nxirrte i dukej i ashpër…

          Një ditë, në një kuvend, Plaku, babai i tij, e solli fjalën e në bisedë e sipër tha: “Sot jemi e nesër s’ jemi”…

          Të birit që si gjithnjë rrinte në fund të odës nuk iu durua dhe e kundërshtoi Plakun, babanë e vet…
           Më fal baba, por “tani jemi e tani s’jemi”

          Plaku, u ngrit nga vendi dhe i tha të birit

          “Deri sot pleqnova unë. Kohët e reja sjellin pleq të rinj, pleq me shkollë, me dije e me kulturë. Ky vend që sot e tutje të takon ty…”

          Burrat në Kuvend lëvizën duke i bërë kryevend djalit, e vend të dytë babait.

           Fjala e Djalit i shkon për shtat momentit politik të jetës shqiptare sot…
          Ramës akoma nuk ka dalë një “djalë” t’i thotë “Sot je e sot nuk je”.
          Dhe jo vetëm atij…
          Edhe Metës, Berishës, Bashës…
          Edhe partive:
          Socialiste, Demokratike, LSI-ste…         
 

Abdurahim ASHIKU

Comments

comments

Share.

About Author

Abdurahim Ashiku

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.