Dialogu Kosovë-Serbi vijon në nivel teknik për pretendimet financiare

0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar sot se krerët e dy vendeve, presidenti serb, Alexandar Vuçiç, dhe kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, kanë rënë dakord të diskutojnë nën ndërmjetësimin e BE-së pretendimet financiare, rastet kur dy palë pretendojnë të drejta dëmshpërblimi për të njëjtën pronë. Çështje kjo mjaft delikate e mbetur e pazgjidhur në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Lajçak thotë se diskutimet për këtë pjesë do të bëhen në nivel teknik me përfaqësuesit Skënder Hyseni dhe Marko Gjuriç ditën e sotme.

“Presidenti Vuçiç dhe kryeministri Hoti kanë rënë darkord që negociatorët e tyre të vazhdojnë diskutimin për pretendimet e përbashkëta financiare si dhe rregullimet e komuniteteve që nuk janë shumicë”, shkruan Lajçak në Twitter.

“Të dyja janë çështje shumë të ndërlikuara, prandaj dhe do t’i diskutojmë nesër pretendimet financiare, ndërsa çështjen e pakicave do ta lëmë për ta diskutuar në ditët e ardhshme”, shton i dërguari i posaçëm i BE-së.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.