Dendias dikuton me Stoltenberg për situatën e Mesdheut Lindor

0

Ministri Grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, pati një komunikim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, të shtunën në mëngjes.

Sipas burimeve diplomatike, diskutimi u përqëndrua në situatën në Mesdheun Lindor, si dhe proceset për krijimin e një mekanizmi për de-përshkallëzimin e tensioneve.

Gjatë bisedës, siç theksojnë të njëjtat burime, u bë përparim në aspekte të caktuara të këtij mekanizmi të mundshëm, ndërsa do të ketë një takim të ri të njësive ushtarake Greko-Turke me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s brenda javës së ardhshme.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.