Delegati i ndeshjes nuk lejoi nisjen e sfidës pa u hequr pankarta ‘Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty’

0

Ndeshja Flamurtari-Luftëtari e vlefshme për kategorinë Superiore në Vlorë ka filluar me 16 minuta vonesë për shkak se në stadium, pavarësisht se nuk lejohen tifozët, para sfidës ishin futur për të vendosur dy pankarta, njëra me mbishkrimin ‘Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty’.

Delegati i ndeshjes nuk lejoi nisjen e sfidës pa u hequr pankarta ‘Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty’, pasi nuk lejohen mesazhet politike, ndërsa tjetra ‘Drenica, zemra e shqiptarisë’ nuk është hequr.

Pankartat ishin në mbështetje të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të cilin së bashku me Kadri Veselin prokuroria speciale në Hagë i ka akuzuar për krime lufte.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.