Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura

0

Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka publikuar datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Deri ditën e nesërme është afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionit, dhe më pas do t’i nënshtrohen kontrollit shëndetësor dhe testit fizik. Në fund do të jetë marrja në intervistë.

“Datat e regjistrimeve të aplikantëve për studime bachelor në Akademinë e Forcave të Armatosura:
7 deri 11 gusht
Dorëzimi i dokumentacionit pranë Sekretarisë Mësimore të AFA (Adresa: ish-Shkolla e Bashkuar, Tiranë) 08:00-16:30

13 deri 14 gusht
Kontrolli shëndetësor dhe testi fizik
18 -19 gusht
Kryerja e intervistës
“, njofton Xhaçka.

Deri më tani 675 maturantë të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm këtë vit, kanë zgjedhur të studiojnë pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, që në tetor hap për herë të parë programin bachelor, teksa ministrja ka premtuar se punësimi i tyre është i sigurt.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.