COVID-19 prek më shumë shëndetin mendor dhe psikologjik të grave se burrave

0

COVID-19 ka prekur më tepër shëndetin mendor dhe psikologjik të grave se burrave, duke rrezikuar të thellojë pabarazinë gjinore, sipas një vlerësimi të realizuar nga UN Women në Shqipëri.

Anketimi, që u krye gjatë periudhës 17-26 prill 2020 mati ndikimin socio-ekonomik të pandemisë, si dhe mënyrën se si ndikoi në jetesën e grave dhe të burrave në Shqipëri.

Një në pesë persona kishte vështirësi në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, dhe, si gratë, ashtu edhe burrat kanë hasur sfida për gjetjen e mjeteve mjekësore për mbrojtjen personale ndaj COVID-19. Këto sfida u raportuan më shpesh nga gratë.

Në zonat rurale, hendeku gjinor i ndikimit të pandemisë dhe masave kufizuese në shëndetin mendor ka një diferencë prej 21 për qind, duke rënduar më tepër për gratë.

Krahas kësaj, gratë që kanë përjetuar ose kanë qenë dëshmitare të dhunës në familje raportuan shqetësime psikologjike më të mëdha.

Në vlerësim konfirmohet se gratë kanë marrë përsipër më shumë punë shtëpie dhe përkujdesje për familjen, si dhe një në dy gra raportojnë se kanë kryer të paktën dy veprimtari të punës së papaguar në shtëpi.

Pavarësisht statusit të punësimit, gratë janë më të ekspozuara ndaj reduktimit të orëve të punës dhe mundësisë së pakësimit apo humbjes së të ardhurave.

Thuajse një në dy (46 %) gra të vetëpunësuara, që kanë fëmijë, janë detyruar të shkurtojnë oraret e punës, kryesisht për t’u kujdesur për familjen.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.