Britani, zgjidhet kreu i ri i MI6

0

Diplomati i karrierës dhe zyrtari i lartë i inteligjencës Richard Moore do të marrë përsipër si kryetarin e ri të Shërbimit të Inteligjencës Sekrete (SIS), i njohur gjithashtu si MI6.

Moore, 57 vjeç, u bashkua me MI6 në 1987. Ai vlerësohet shumë në komunitetin e inteligjencës në Britani dhe shërbeu në poste të ndryshme diplomatike para se të zgjidhej në këtë post nga qeveria e Boris Johnson. Moore do të zërë vendin e Alex Younger, i cili do largohet në vjeshtë.

“Ai po kthehet në SIS me përvojë të jashtëzakonshme dhe do të mbikëqyrë punën e një grupi burrash dhe grash, përpjekjet e pamëshirshme të të cilave bëhen rrallë publike, por janë vendimtare për sigurinë dhe prosperitetin e Mbretërisë së Bashkuar”, tha Ministri i Jashtëm Dominique Raab.

Moore lindi në Libi, studioi Filozofi, Shkencë Politike dhe Ekonomi në Universitetin e Oksfordit dhe ishte bashkëpunëtor në Harvard. Ai luan golf, i pëlqen kriket dhe regbi dhe ka dy fëmijë.

Ai ishte Ambasadori Britanik në Turqi nga Janari 2014 deri në Dhjetor 2017 dhe më pas mori përsipër si Drejtor të Përgjithshëm i Çështjeve Politike në Zyrën e Jashtme. Ashtu si paraardhësit e tij, në pozicionin e tij të ri do të njihet me emrin kodi “C”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.