Brenda këtij muaji hapet kufiri me kosovën

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në një lidhje direkte për televizionin T7 në Kosovë ka folur për hapjen e kufirit midis Kosovës dhe Shqipërisë, që sipas tij do të ndodhë brenda këtij muaji, por pa specifikuar datën e saktë.

Ndërkohë Kryeministri Rama, i pyetur edhe mbi projektin e Teatrit të ri kombëtar dhe nëse aty do ndërtohet kullë shumëkatëshe, ai u shpreh se ky ka qenë projekti fillestar dhe se tashmë ky opsion ka rënë.

“Ky ka qenë projekti i mëparshëm, por tashmë ka rënë. Këtë e ka bërë publike edhe kryetari i bashkisë që negociatat dështuan, sepse qeveria nuk mori një ofertë të arsyeshme. Oferta për të ishte e papëlqyeshme, ndaj dhe u rrëzua”, u shpreh Rama.

Nga kjo e hënë në vendin tonë nisën masat e reja lehtësuese pas pandemisë COVID-19. Baret dhe restorantet u hapen pas më shumë se dy muajsh dhe autorizimi i lëvizjes për këmbësorë dhe makina u hoq duke e shtirë fashën orare të lëvizjes deri në orën 21:00.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.