Braçe: Lojërat e fatit nuk do të rihapen, ligji nuk ka ndryshuar

0

Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur në lidhje me vendimin e fundit të qeverisë, për ligjin për lojërat e fatit, se lojërat e fatit nuk do të rihapen, pasi ligji nuk ka ndryshuar.

Në një intervistë televizive Braçe theksoi se, “ligji që ka miratuar Kuvendi në vitin 2018 përmes të cilit qeveria vendos mbylljen e lojërave elektronike të lojërave të fatit, bastet sportive dhe bingot, është ligj dhe ndryshohet vetëm me ligj. Në rastin konkret nuk ka asnjë ligj, por një vendim të Këshillit të Ministrave që nuk do të hapë as lojërat e fatit, ato që keni parë buzë rrugëve apo në bodrume, por përcakton zonën ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat e licencimit për kazinotë”.

Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër. Ligji i 2018 lë në fuqi kazinotë në hotele me 5 yje dhe resort, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi. Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinotë dhe procedurat”, deklaroi Braçe.

“Nuk do të hapen lojërat elektronike të fatit, ato që keni parë poshtë pallateve, buzë rrugëve. Nuk do të hapen bastet sportive,” sqaroi z. Braçe.

 “Mbetet në fuqi ndalimi ose ligji që i konsideron të paligjshme lojërat elektronike të fatit, bastet, bingot dhe çdo gjë tjetër,” shtoi zv.kryeministri.

Sipas z. Braçe, ligji i 2018 lë në fuqi kazinotë në hotele me 5 yje dhe resort-kazinotë, të certifikuara ndërkombëtarisht dhe nën një emër brandi.

Zëvendëskryeministri tha se Vendimi i Këshillit të Ministrave ka zbatuar nenin e ligjit ekzistues, që detyron Këshillin e Ministrave të nxjerrë vendim për përcaktimin e zonës, ku do të lejohen kazinot dhe procedurat.Alarmi i dhënë është i rremëErion BraçeZëvendëskryeministër

“E para nuk bëhet fjalë për qendrën e saj. Këtu nuk mban më për të ndërtuar asnjë godinë tjetër, ka kufizim në këtë ligj. Nuk lejohet në 100 metra në vijë ajrore nga Katedralja apo Teqeja. Kam miratuar vendim që ma kërkon ky ligj, kam zbatuar pikë për pikë këtë ligji. S’ka se si ndërtohet,” shtoi z. Braçe lidhur me kazinot.

I pyetur nëse vendimi për rikthimin e kazinove po përdoret për efekt elektoral, zv. kryeministri zgjodhi të mos përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa shtoi se: “Po t’i referohemi fakteve, edhe partia ku unë bëj pjesë, iu vu përballë bandave të bixhozit dhe basteve”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.