Bllokim i çuditshëm i makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës!

0

Një bllokim të çuditshëm e quan kryeministri Edi Rama, atë që po ndodh në pikat kufitare me Kosovën, që vendosi si kusht tamponin dhe taksë 22 € kamionëve për dezinfektimin.

Pasi vendosi të hapë kufijtë, kryeministri Edi Rama në një reagim në tëitter, ka edhe një përgjigje për të gjitha ata qytetarë, të cilët me këmbëngulje i kërkonin që të lehtësonte masat. Kreu i qeverisë, thotë se ka vende fqinj ose jo, qe ende nuk i kanë hapur kufijtë.

Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them!

Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam  me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! Prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama në twitter

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.