Bizneseve u falen gjobat për mospagim të kësteve paraprake të Tatimit

0

Bizneset që janë gjobitur për shkak të vonesës së pagimit të kësteve paraprake të Tatim-Fitimit për 3-mujorin e parë të 2020 do t’u falen. Kushdo biznes që e ka paguar këtë gjobë aktualisht do të mund ta përdori atë për detyrime tatimore të mëvonshme.  Ky vendim i Ministrisë së Financave vjen si ndihmë dhe përkrahje të këtyre subjekteve për shkaka të pandemisë.

Në kuadër të lehtësimit të veprimtarisë ekonomike të subjekteve private, Ministria e Financave dhe Ekonomisë njofton se Administrata Tatimore do të anuloje gjobat e vendosura për shkak të mospagimit në afat të kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2020 të subjekteve dhe bizneseve, të reflektuara në periudhën e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

Të gjitha subjektet që kanë marrë një penalitet për shkak të mospagimit në afat të kësteve të Tatimit mbi Fitimin dhe e kanë paguar atë, do të mund të përdorin këtë shumë për detyrime tatimore të mëvonshme.

Administrata Tatimore do të do të vijojë zbatimin e procedurave për të njoftuar tatimpaguesit në llogarinë e tyre të deklarimit elektronik e-Filing.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.