Bisedimet afgane për paqe hapen me thirrje për armëpushim dhe të drejtat e grave

0

Përfaqësuesit e qeverisë Afgane dhe kryengritësit Talibanë u mblodhën të shtunën për bisedime historike të paqes që synojnë t’i japin fund dy dekadave të luftës që ka vrarë dhjetëra mijëra luftëtarë dhe civilë.

Përpara negociatave ballë për ballë në ditët e ardhshme, palëve ndërluftuese u kërkohet arritja e një armëpushimi të menjëhershëm dhe për të krijuar një marrëveshje që mbështet të drejtat e grave.

Qeveria e Presidentit të SHBA Donald Trump, i cili është e gatëshme t’i japë fund konfliktit më të gjatë të Amerikës ndërsa kërkon rizgjedhjen, shprehu qëllimin e saj për të përdorur ndihmën si levë për një marrëveshje.

Ceremonia e hapjes erdhi një ditë pas 19 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara që shkaktuan përfshirjen e saj ushtarake në Afganistan.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u kërkoi palëve ndërluftuese të shfrytëzonin rastin për të arritur një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, ndërsa pranoi shumë sfida që prisnin.

Kreu i këshillit të paqes në Afganistan, Abdullah Abdullah, tha se edhe nëse të dy palët nuk mund të bien dakord për të gjitha pikat, ata duhet të bëjnë kompromis.

“Delegacioni im është në Doha duke përfaqësuar një sistem politik që mbështetet nga miliona burra dhe gra nga një larmi prejardhjesh kulturore, shoqërore dhe etnike në atdheun tonë,” tha ai.

Udhëheqësi i Talibanëve, Mulla Baradar Akhund tha se Afganistani duhet të ketë “një sistem islamik në të cilin të gjitha fiset dhe etnitë e vendit gjenden pa asnjë diskriminim dhe të jetojnë jetën e tyre në dashuri dhe vëllazëri”.

Pompeo paralajmëroi se madhësia dhe shtrirja e ndihmës së ardhshme financiare të SHBA për vendin, e cila mbështetet shumë në financimin ndërkombëtar, do të varet nga “zgjedhjet dhe sjellja” e tyre.

I Dërguari Special i SHBA Zalmay Khalilzad u tha gazetarëve se parandalimi i terrorizmit ishte kushti kryesor por mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe grave do të ndikonte gjithashtu në çdo vendim të ardhshëm mbi fondet e alokuara nga Kongresi. 

Zyrtarët, diplomatët dhe analistët thonë se megjithëse ulja e të dy palëve në tryezën e negociatave ishte një arritje e madhe, kjo nuk do të thotë se rruga drejt paqes do të jetë e lehtë, veçanërisht me rritjen e dhunës në të gjithë vendin.

Presidenti i atëhershëm George W. Bush dërgoi forcat amerikane në Afganistan një muaj pas sulmeve të 11 shtatorit për të ndjekur organizatorin e tyre, Osama bin Laden.

Megjithëse regjimi Taliban u rrëzua shpejt, ata u rigrupuan dhe që atëherë kanë bërë një kryengritje që ka thithur fqinjët dhe trupat e Afganistanit nga dhjetëra vende, përfshirë forcat e NATO-s.

Negociatat për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse ishin përbërës i paktit për tërheqje të trupave të nënshkruar midis Shteteve të Bashkuara dhe Talibanëve në shkurt. Pas muajsh vonesë, një mosmarrëveshje mbi kërkesën e Talibanëve për lirimin e 5,000 të burgosurve u zgjidh këtë javë.

Përpara zgjedhjeve presidenciale të SHBA në nëntor, Trump po kërkon të tregojë përparim në zotimin e tij për t’i dhënë fund përfshirjes së Amerikës dhe për të tërhequr shumicën e forcave të huaja të stacionuara në Afganistan.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.