BE kërkon ngritjen sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese

0

Bashkimi Europian mbështet ngritjen sa më të shpejtë të Gjykatës Kushtetuese duke inkurajuar autoritete shqiptare të veprojnë sa më shpejtë për plotësimin e vakancave. Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca shkruan në Facebook se BE do të qëndrojë pranë Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit, dhe se ajo duhet të përmbushë opinionet e Komisionit të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

 “Është thelbësore që të finalizohen emërimet në Gjykatën Kushtetuese. BE vazhdon të inkurajojë autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë, me synimin për të rivendosur plotësisht funksionimin e Gjykatës. Kjo është një kërkesë e Konkluzioneve të Këshillit të BE-së të datës 25.3.20 dhe duhet të përmbushet para Konferencës së parë Ndërqeveritare. Opinioni i Komisionit të Venecias ofron udhëzimet e nevojshme për të gjithë autoritetet kompetente shqiptare për të përfunduar me shpejtësi emërimet. BE vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë  në rrugën e saj të pranimit në BE”, tha ambasadori i BE-së Luigi Soreca

Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar ngritjen e Gjykatës Kushtetutës deri në fund të vitit. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka mbështetur fjalën e kreut të parlamentit Gramoz Ruçi të mbajtur në sesionin e ri të kuvendit, që Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet deri në fund të vitit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.