Basha reflekton pas takimit me ambasadorët…

0

Mungesa e një konsensusi mes palëve politike mbrëmjen e 31 majit për reformën zgjedhore ka bërë që ditën e sotme SHBA, BE dhe Britania e Madhe t’i shkojë në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha për të diskutuar pikërisht për këtë. 60 minuta diskutime, por asnjë deklaratë për mediat, duket se kanë qenë efektive, pasi vetëm pak minuta pas takimit, PD-LSI është zbutur duke i kërkuar PS mbledhje të Këshillit Politik ditën e nesërme në orën 17:00.

Mungesa e një marrëveshje në këshillin politik për reformën zgjedhore mbrëmjen e djeshme, ka sjellë reagimin e ambasadores së SHBA Yuri Kim duke u bërë thirrje partive opozitare që të heqin dorë nga kushtet e reja të hedhura në tryezën e dialogut në minutat e fundit mbi Reformën Zgjedhore. Në të njëjtën linjë ishte dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca i cili tha se ‘Zgjedhorja’ është kusht për integrimin e vendit, ndërsa ambasadori britanik tha se ‘është koha për të vënë popullin shqiptar të parin”.

Mbrëmjen e djeshme, pas rreth 4 orësh, Këshilli Politik nuk ia doli që të gjente gjuhën e përbashkët.  Takimi i nesërm duket dhe një sinjal se opozita mund të jetë tërhequr nga kushtet ‘e minutës së fundit’ pas reagimit të ashpër të ambasadores Yuri Kim, dhe se në takimin e radhës të Këshillit Politik mund të ketë tentativa reale mes palëve për të gjetur dakordësi.

60 minuta ka zgjatur takimi i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe. Kim u largua nga selia e PD-së duke mos pranuar që të bëjë asnjë koment për mediat, ndërsa pas saj, Luigi Soreca dhe Norman.

Tre orë pasi ambasadorët Yuri Kim, Luigi Soreca dhe Duncan Norman ishin në zyrën e Lulzim Bashës, ka ardhur edhe një reagim nga opozita për Reformën Zgjedhore.

Përmes një deklarata, ajo kërkon që Këshilli Politik të mblidhet nesër në orën 17:00. Sipas opozitës, ky takim do të mbahet në kuadër të përpjekjeve për të gjetur konsensus.

Edhe pse nuk dihet ‘mesazhi’ që SHBA, BE dhe Britania e Madhe i kanë çuar sot Bashës, ky reflektim vjen pas dështimit të djeshëm të tryezës.

Më herët, ambasadorët kanë bërë thirrje për vijimin e tryezës, por edhe për të mos vendosur parakushte për Reformën Zgjedhore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.