Basha bie dakort me qendrimin Amerikan për Reformën në Drejtësi

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e ambasadores së SHBA më Tiranë, e cila ngrit shqetësimin për një marrëveshje të fshehtë për të “vrarë” reformën në drejtësi.

Basha shprehet se çdo ndryshim ligjor dhe kushtetues në lidhje me reformën në drejtësi nga ky parlament, është tërësisht i paligjshëm.

“Çdo ndryshim kushtetues ose ligjor në lidhje me reformën në drejtësi nga parlamenti aktual është i paligjshëm. Ndryshime të tilla shërbejnë vetëm për ata që përdorin fuqinë e tyre për të shtrembëruar dhe cenuar reformën dhe për të kontrolluar politikisht dhe për të kapur sistemin e drejtësisë”, shkruan Basha në “Twitter”.

Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim, tha se reforma në drejtësie për Shqipërinë është e dhimbshme, e ngadaltë, jo perfekte, por me rëndësi jetike për Shqipërinë.

“Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë”, deklaroi Yuri Kim në “Twitter”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.