Basha akuzoi sërish sot gjatë një deklarate për mediat ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri

0

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sërish sot gjatë një deklarate për mediat ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me narkoitrafikun. Akuzat e Bashës vijnë pas arrestimit të Moisi Habilajt nga policia italiane i dyshuar si koka e një grupi droge të cilët dyshohet se kanë trafikuar 20 milionë euro kokainë në vendin fqinj.

24 orë pas këtij arrestimi, Basha thotë se agjecitë e huaja ligjzbatuese i kanë vënë në dispozicion Ramës materiale që faktojnë përfshirjen dhe Rolin e Tahirit në trafikun e drogës Shqipëri-Itali. Sipas tij, edhe pse Rama i ka provat mbi tavolinë, ai e ka marrë në mbrojtje ish-ministrin duke e graduar në një post pranë ekzekutivit.

Dje pas muajsh dhe vite pune policia italiane arrestoi Moisi Habilaj kreun e një prej bandave më të rrezikshme dhe të fuqishme të trafikut të drogës. Ai njihet si kushëriri i Saimir Tahirit, për katër vite ministri i Brendshëm i vendit, katër vite me radhë PD ka denoncuar mbi 1400 herë lidhjet e Tahirit me narkotrafikun mes bandës Habilaj, mbi kaq herë Rama e ka marrë në mbrojtje Tahirin dhe ka refuzuar të ndërmarrë hapat politikë dhe ligjorë edhe atëherë kur lidhja e Tahirit me Habilat u provua, si ishte rasti i dëshmisë së Dritan Zaganit, kreut të antidrogës në Fier që denoncoi se banda e Habilajve përdorte automjetin personal të Tahirit.

Prej 24 orësh Rama hesht, i kam bërë pyetje çfarë do të thuash tani që Moisi Habilaj ndodhet nën pranga dhe i akuzuar si kreu i një prej bandave kryesore të narkotrafikut. Partnerët strategjikë i kanë vënë Ramës në dispozicion materiale të pakundërshtueshme që faktojnë lidhjen dhe rolin e Tahirit si ministër i Brendshëm në trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë. Çfarë pret Edi Rama, ta arrestojë e ta ekstradojë në mos ta gjykojë këtu Tahirin si një nga kapitenët kryesorë të trafikut të drogës për 4 vitet e kaluara. Ka ardhur dita të arrestohet Saimir Tahiri, provat dhe faktet janë në tavolinën e Edi Ramës. Ai duhet t’ia dorëzojë Tahirin drejtësisë, tha Basha.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.