Bajrami këtë vit nuk do të falet në sheshin Skënderbej..

0

Imami i Xhamisë së Medresesë Marius Tafani u shpreh se këtë vit Bajrami nuk do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ sikur është traditë. Ai tha se secili besimtar do ta falë Bajramin pas pak ditësh në xhami, respektivisht në zonat e tyre për shkak të COVID-it. Pas dy muajsh mbyllur tashmë janë hapur xhamitë, por me protokoll sigurie.

Ky muaj në gjeti ndryshe, mbyllur me xhamitë për shkak të COVID-it dhe Komuniteti Mysliman mbyllën vendeve, kulteve fetare. Dje KMSH iu drejtua shtetit për të hapur xhamitë pasi përkon me këto ditë të bekuara, sidomos 10 ditët e fundit, është Nata e Kadrit, me vlerë për myslimanët.

KMSH duke vendosur një protokoll për masat. Besimtarët vijnë dhe duan të marrin abdes te xhamitë, një pjesë e kemi lejuar, por në vijim nuk do të lejohet. Besimtarët e kanë pritur këtë ditë që të hapen xhamitë, një pjesë janë lumturuar që janë hapur, por ka edhe një pjesë që nuk janë mësuar me mbajtjen e distancës, përqafohen pasi kanë mbaruar faljen.

Kemi mendime të ndryshme, por pjesa më e madhe kanë pranuar. Sot përkon Nata e Kadrit më të rëndësishmet në kalendarin Islam, ku ka nisur 5 ajetet e para nga Kurani. Falja e Bajramit është kryer bashkë në grup dhe aty në drejtimin e imamit kryenin faljen, por duke qenë se këtë vit situata nuk është normale, falja nuk do të kryhet në sheshin Skënderbej, por secili në xhamitë përkatëse. Ne në xhaminë e Medrese, të tjerët në xhamitë tyre të lagje duke zbatuar masat anti-COVID” tha ai.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.