Baba Mondi ju uron besimtarëve festën e Novruzit dhe u kërkon ta festojnë pranë familjeve…

0

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi nëpërmjet një interviste për Report tv u bën thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj ta festojnë festën e Sulltan Novruzit në banesat e tyre, pranë familjes së tyre duke respektuar të gjitha masat e marra në kuadër të parandalimit të përhapjes së mëtejshme të Koronavirus.

Sulltan Novruzi është një ditë e rëndësishme për besimtarët bektashinj. Ndonëse kjo festë i ka bashkuar më shumë, këtë vit ata do duhet ta festojnë secili në banesat dhe familjet e tyre, për shkak të masave të marra në kuadër të përhapjes së koronavirus. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Baba Mondi, u bëri thirrje besimtarëve bektashinj të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të festojnë pranë familjes duke respektuar higjienën.

Besimtarëve u jam drejtuar me mesazhe që festën e Sulltan Novruzit ta kalojnë në shtëpitë e tyre duke respektuar të gjitha ligjet, sepse qeveria është vullneti i zotit në tokë. Të zbatohen të gjitha rregullat e higjienës dhe të jemi të kujdesshëm në veprimet që bëjmë. Nesër ( sot ) në 11 do të jap një lutje të përgjithshme si zakonisht, por pa njerëz, duke dëgjuar në media në shtëpitë e tyre”, tha Baba Mondi.

Baba Mondi bën thirrje për mirëkuptim nga ana e njerëzve referuar masave të marra për izolim dhe u drejton një thirrje politikanëve të qëndrojnë të bashkuar për hir të mirëqenies së popullit shqiptar.  “Masat janë shumë të rrepta dhe shumë të vështira për t’u zbatuar se njerëzit janë mësuar me rutinën e përditshme, por duhet të kuptojnë që masat janë marrë për ata, për të mbrojtur shëndetin e njeriut. U bëj thirrje jo vetëm popullit por edhe politikanëve që siç e kemi parë janë bashkuar këto ditë bashkërisht për të përballuar këtë situatë të emergjencës së lartë dhe të paparashikuar”, shprehet Baba Mondi. 

Pas përhapjes së Covid 19 Kryegjyshata botërore mori vendim që në të gjitha mjediset çdo lloj veprimtarie fetare e cila konsiston në bashkimin apo afrimin fizik të besimtarëve dhe që bie ndesh me vendimet e qeverisë shqiptare lidhur me këtë rast.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.