Aviacioni Civil publikon datat dhe oraret për riatdhesimet nga Gjermania, Anglia dhe Franca

0

Aviacioni Civil ka publikuar kalendarin me datat dhe orët e fluturimeve për shqiptarët që presin të riatdhesohen nga Italia. Në foton e publikuar shihet që pritet të realizohen edhe katër fluturime të tjera, përveç tetë fluturimeve që janë realizuar deri më datën e sotme, 22 prill.

Pasditen e sotme pritet që të realizohet një tjetër fluturim, nga Londra drejt Tiranës, ndërsa nesër do të realizohen dy të tjerë. Bëhet fjalë për linjën Paris-Tiranë-Paris.

Shiko kalendarin:

98 persona kanë mbërritur mesditën e sotme nga Bari në Rinas. Ky është avioni i parë që ka mbërritur në Shqipëri, ndërkohë që pasditen e sotme, priten edhe 132 shqiptarë të tjerë, për të ardhur nga Roma.

134 shqiptarë u riatdhesuan një ditë më parë, ndërsa para dy ditë më parë u riatdhesuan 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli, që më pas u dërguan në disa hotele në Durrës ku edhe duhet që të karantinohen për 14 ditë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.