Autoritetet franceze mbyllin tre plazhe për mosrespektim të rregullave të distancimit

0

Autoritetet franceze kanë mbyllur tre plazhe të Bretagna, në veri-perëndim të Francës, për shkak të mosrespektimit të rregullave të distancimit shoqëror të dekretuar nga qeveria franceze për të luftuar koronavirusin.

Më 12 maj shumë plazhe u hapën në La Baule në Sables-d’Olonne, në perëndim të Francës. Atë kohë autoritetet njoftuan se “Plazhet e autorizuara do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 21:00. Pushimi dhe peshkimi do të vazhdojnë të jenë vetëm me autorizim.

Deri tani në Francë janë regjistruar më shumë se 180 mijë raste infeksioni dhe 28 mijë viktima.

Që nga 13 maji Franca ka hyrë në fazën 2 pas më shumë se 50 ditësh bllokim të ngurtë, duke e vigjilencën të lartë.

“Është ende herët për të kënduar fitoren “, por “rruga e ndjekur është e drejtë” – tha Presidenti Francez, Emmanuel Macron në ditën e tretë të rihapjes në Francë pas masave të bllokimit dhe izolimit.

Presidenti Macron tha në Këshillin e Ministrave se hipoteza e një mbylljeje të re, edhe nëse “e pasigurt”, mbetet në tryezë në rast se “situata përkeqësohet”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.