Australia merr dronët ushtarakë që fluturojnë me inteligjencë artificiale

0

Kompania Boeing Australia i ka prezantuar dje forcave ajrore të vendit prototipin e parë të një droni ushtarak që mund të fluturojë si mbështetës ndaj avionëve gjuajtës me pilotë, duke sjellë në fushëbetejë inteligjencën ushtarake.

Droni Loyal Wingman, është 11.5 metra i gjatë, me një rang fluturimi prej 2,000 milje, dhe përdor inteligjencë artificiale për të komanduar veten e tij, në mbështetje të avionëve me pilotë dhe duke ruajtur distancën e sigurisë prej tyre.

Dronët do të përfshihen në luftë elektronike dhe misione zbulimi e mbikqyrjeje, thotë Boeing.
Avioni ishte një nga tre prototipet që po prodhohen nga Boeing, dhe i pari që “krijohet e prodhohet në Australi, prej më shumë se 50 vjetësh”.

Kryeminsitri australian Scott Morrison tha se dronët do të mbrojnë avionët më të kushtueshëm F-35 dhe pilotët e tyre.

“Prodhimi i Loyal Wingman do të mbajë hapur rreth 100 vende pune të teknologjisë së lartë, teksa vendi rekuperohet nga pandemia e Covid-19,” tha Morrison.

Boeing tha se projekti është investimi i tyre mëi madh jashtë SHBA.

Kreu i forcave ajrore Marshall Leo Davies, tha se dronët me inteligjencë artificiale do të bashkëveprojnë me pilotët, duke u perfeksionuar në mënyrë lineare.

“Kemi nevojë për fleksibilitetin dhe aftësitë e njeriut të kombinuara me shpejtësinë e makinerisë”, tha ai.

“Kemi nevojë për fleksibilitetin dhe aftësitë e njeriut të kombinuara me shpejtësinë e makinerisë”, tha Marshall Leo Davies.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.