Ashpërsohet Kodit Rrugor për ata që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit…

0

Ashpërsimi i Kodit Rrugor për ata shoferë që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ka kaluar për konsultim në Kuvend. Janë 28 ndryshime që janë bërë në Kodin Rrugor, ku mes tyre janë gjoba dhe konfiskim të mjeteve të blinduara për drejtuesit që nuk kanë autorizim.

Kushdo që qarkullojnë me mjetet të blinduara pa leje do të gjobiten nga 100 mijë -200 mijë si dhe do u konfiskohet mjeti. E njëjta masë vlen edhe për ata që zotërojnë mjetin e blinduar me autorizim, por ia japin ta drejtojë një person i paautorizuar.

“Kushdo që qarkullon me një mjet të blinduar, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga njëqind mijë deri në dyqind mijë lekë dhe zbatohet masa administrative plotësuese e konfiskimit administrativ të mjetit. Të njëjtat masa zbatohen ndaj zotëruesit të mjetit nëse ky i beson mjetin një drejtuesi të paautorizuar”, thuhet në Kodin Rrugor.

Ashpërsim të gjobave dhe masave janë edhe për kalimin kundravajtje dhe moszbatim të përparësisë në kryqëzim do të gjobitet me 5 mijë deri në 10 mijë lejë dhe për rastet që janë kundravajtje u pezullohet edhe patenta me 3 muaj dhe u hiqen 5 pikë nga ajo.

Kushdo që nuk respekton ndalimin e qarkullimit, qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, nuk zbaton detyrimin e përparësisë dhe të ndalimit në kryqëzim, ndëshkohet me masë administrative me gjobë nga pesë mijë, deri në dhjetë mijë lekë dhe për rastet kur qarkullon në sens të kundërt me atë të lejuar, përveç masës së mësipërme, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit për një periudhë 3-mujore dhe hiqen gjithashtu 5 pikë nga leja e drejtimit”, thuhet në Kodin Rrugor.

Kush humbet të 20 pikët nga patenta si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ,, shoferi i kthehet autoshkollës për një kurs një javor dhe në fund jep provimin për marrjen sërish të patentës.

Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit ndjek një kurs një javor pranë autoshkollave të licencuara. Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit i nënshtrohet provimit të kualifikimit teknik, sipas nenit 128 të këtij Kodi dhe akteve të tjera normative në fuqi”, thuhet në Kodin Rrugor të ndryshuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.