Aksi Librazhd- Elbasan tashmë është tërësisht i pastruar dhe në funksion të automjeteve ditën e sotme, njofton ARRSH.
Ai u bllokua ditën e djeshme, saktësisht në Murrash pasi rreshjet e dendura të shiut shkaktuar rrëshqitje gurësh në rrugë, gjë që e bllokoi për 2 orë totalisht.
Por ARRSH thotë se pastrimi i rrugës ka vijuar gjatë natës por edhe në orët e para të mëngjesit dhe sot rruga është e pastër.
STATUSI NGA ARRSH
📍 Ka vazhduar puna gajtë natës dhe në orët e para të mëngjesit 🚜në aksin Librazhd-Elbasan për pastrimin e inerteve në rrugë🛣️
⚠️Rruga është pastruar dhe qarkullimi vazhdon normalisht .


